Futboll Kategoria Superiore Sport

U FITUAN 500 MIJË EURO/ Dalin detaje nga bastet e Bylis-Tirana

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë, Bylis-Tirana ka përfunduar në hetim nga ana e Komisionit të Etikës, teksa dyshohet si e trukuar. Kjo për shkak se në pjesën e parë bardheblutë fituan me rezultatin 0-1, ndërsa në të dytën u përmbysën me dy gola.

Sipas Top Channel në ndihmë të hetimit ka mbërritur edhe një dosje nga ana e UEFA-s, e cila tregon mënyrën se si janë vendosur bastet.

Sipas Top Channel vihet re se janë tre mënyrat në të cilat janë vendosur bastet. 2/1, pra që në pjesën e parë fiton Tirana dhe në të dytën fiton Bylisi, tjetri bast i preferuar ka qenë lart me gola, që do të thotë shënohen më shumë se tre gola.

Ndërsa, ka pasur edhe një tjetër bast të preferuar atë 1-sh, që do të thotë fitore e Bylisit. Kështu, në total nga bastet e vëna janë përfituar në total 500.000 mijë euro. Ndaj, raporti e cilëson ndeshjen si të fiksuar.

Related posts

Pikantet e Botërorit/ Çfarë nuk u pa, nga ngushëllimi i Putinit te të ftuarit e nderit

Sadik.Autor

GJYQTARËT SHQIPTARË NË EUROPË/ Arbitrit të Superiores i besohet ndeshja kualifikuese e Holandës

Delo.autor

NË KARANTINË BASHKË/ Konfirmohet lidhja e sulmuesit të Kombëtares me Oriola Marashin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment