Futboll Premier League Sport

U LARGUA NGA MANCHESTER CITY/ Jaja Toure shfaqet në Angli, stërvitet me ekipin e kategorisë së katërt!

Kur Yaya Tourè u largua nga Manchester City në skadimin e kontratës së tij në qershor 2018, nuk e imagjinoi që dy vjet më vonë do të kthehej në Angli.

Së pari aventura e shkurtër – që zgjati vetëm tre muaj – në Olympiacos dhe pastaj aventura 1 vjeçare – e cila përfundoi dhjetorin e kaluar – në divizionin e dytë kinez me Quingdao Huanghai.

yaya toure bici GDM.jpg

Por, pavarësisht 37 viteve, afrikani nuk dëshiron të dijë për varjen e këpucëve në gozhdë. Lajmi i disa minutave më parë është në fakt ai i kthimit të tij në Mbretërinë e Bashkuar, ku në këto muaj – në pritje të një thirrje interesante – ai do të vazhdojë të stërvitet me londinezët e Leyton Orient, një klub militant në League Tëo (kategoria e katërt angleze).

Yaya Toure Manchester City IMAGE.jpg

Sigurisht, të gjithë tifozët e klubit të vogël britanik menjëherë u hodhën në gatishmëri, duke shpresuar për një afrim: realiteti është se Yaya Toure ndodhet atje sepse nuk është në gjendje të lëvizë për shkak të masave të përcaktuara për koronavirus. Ai do të stërvitet me ta.

Related posts

NDESHJA NDAJ AJAXIT NË CHAMPIONS/ Ja ylli që pritet të jetë titullar dhe kapiten në këtë mbrëmje

Delo.autor

NDESHJA CHAMPIONS NDAJ JUVENTUSIT/ Frenkie de Jong: Është një ndër favoritët për trofeun, nëse arrijmë…

Delo.autor

NGA UJKANI TEK VEDAT MURIQI/ 4 lojtarët e Kosovës luten për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment