Politikë Sport Të tjera

FITOI MEDALJEN E BRONZTË NË KAMPIONATIN BOTËROR/ Ramush Haradinaj uron Majlindën: Çdo shqiptar është…

Ramush Haradinaj ka uruar xhudisten kosovare, Majlinda Klemendi, e cila fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror.

Kryeministri i dorëhequr në një postim në rrjetet sociale ka shprehur krenarinë për sportisten që i ka dhuruar emocione çdo shqiptari.

Kampionia olimpike arriti ta fitojë medaljen e bronztë, pasi mposhti portugezen Joana Ramos në dyluftimin për vendin e tretë.

Reagimi i plotë i Ramush Haradinajt:

Majlindë!

Rruga jote në majat olimpike jo çdo herë rezulton me fitore. Por, kjo rrugë e një personi të pathyeshëm si TI, është fitore e përhershme për Kosovën. Sot e përjetësisht, çdo shqiptar është me TY, që vendit dhe popullit i ke dhënë krenarinë dhe emocionet më të veçanta, duke e vendosur përgjithmonë Kosovën në hartën e të artëve.

Faleminderit!

RH

Related posts

COVID-19/ Komiteti i Ekspertëve zbulon vendimet: Do lejohen tifozët në stadiume duke filluar nga…

Delo.autor

NGA CHIELLINI TEL MIRALEM PJANIC/ Ja zgjedhjet dhe dyshimet e Sarrit për sfidën ndaj Inter

Delo.autor

Gallianit nuk i ndahet shpirti nga Milani, ja gjetja për të kujtuar kohët e arta

Sadik.Autor

Leave a Comment