Futboll Kategoria Superiore Sport

“VETËM ZOTI NUK BËN GABIME”/ Egbo: Ndeshjen e parë me Bylisin duhet ta harrojmë, nesër do të luajmë me…

Trajneri i Tiranës Emanuel Egbo konsideron se humbja në fushën e Bylisit 2-1 në Kupën e Shqipërisë është një ndeshje që duhet të harrohet nga bardheblutë.

Tekniku nigerian, i cili dëshmoi në Komisionin e Etikës së bashku me presidentin Refik Halilin, kapitenin Erando Karabecin dhe portierin e Tiranës Ilion Lika, deklaroi për mediat se takimi i parë me ballshiotët u luajt gabim nga ekipi i tij, por refuzoi që ndeshja të jetë fiksuar qëllimisht nga lojtarët apo klubi.

“Nuk mund ta fus një mendim të tillë te përfundimi. Që kur kam marrë drejtimin e skuadrës deri tani kemi qenë një familje.

Vetëm Zoti nuk bën gabime, njerëzit bëjnë. Një ndeshje luajmë keq, ndeshjen tjetër mund ta luajmë mirë. Keni parë dhe vetë, pjesën e parë në shumë ndeshje, kemi luajtur keq, pjesën e dytë e kemi kthyer rezultatin. Kjo me Bylisin ishte thjesht një ndeshje që duhet ta harrojmë. Kemi ndeshjen e kthimit nesër dhe urojmë ta fitojmë.

Nuk e kam parë analizën ndërkombëtare, ne kemi bërë anlizat tona. Kemi shpjeguar çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë nuk duhej të bënim. Jemi në OK.

Dënimi është në dorën e tyre, unë kam shpjeguar çfarë kam parë.

Kam besin se do luftojmë nesër në fushë dhe do të japim maksimumin. Kemi shënuar një gol atje dhe do të aktivizojmë ata që janë më të mirët.

Nuk mendoj për akuzat, mendoj si të jap 100%-shin kur të futem në fushë”, u shpreh trajneri i Tiranës Emanuel Egbo.

Related posts

SFIDA NDAJ GRANADËS/ Një titullar mban në ankth durrsakët e Edi Martinit

Delo.autor

PSG E NIS KAMPIONATIN ME TRIUMF/ Cavani-Mbappe i japin fitoren e parë

Delo.autor

Fadil Vokrri do të varroset me ceremoni shtetërore

Sadik.Autor

Leave a Comment