Futboll La Liga Sport

ZËVENDËSIMI I GRIEZMANN I BËN PËRSHTYPJE DHE SIMEONES/ Reagimi i trajnerit të Atleticos bën xhiro në rrjet (VIDEO)

Lënia në stol e një lojtari si Antuan Grizman do të shkaktonte habi dhe çudi te shumë persona duke patur parasysh vlerat e tij si futbollist.

Këtë e kupton më së miri ish-trajneri i tij Diego Simeone. Në sfidën e fundit mes Atletiko Madridit dhe Barcelonës 2-2, Simeone reagoi pesimist në momentin kur Grizman po zëvendësohej në çastet e fundit të lojës. Kamerat e fushës së “Kamp Nout” fiksuan momentin kur Simeone mblidhte buzët në shenjë pakënaqësie ndaj aktivizimit të kampionit të botës Grizman në momentet e fundit të ndeshjes.

Pamjet kanë bërë xhiron e menjëhershme në rrjetet sociale.

Aktualisht, në Spanjë flitet se Grizman mund të largohet në fund të këtij sezoni nga skuadra katalanase.

Related posts

Nuk gjeti hapësira/ Futbollisti SHQIPTAR i dërgon mesazh trajnerit të njohur

Isa.Autor

BËN GJESTIN E MADH/ UEFA shpall mesfushorin Eriksen lojtarin e ndeshjes Danimarkë-Finlandë

Delo.autor

OBJEKTIVAT E PRESIDENTIT TË KUKËSIT/ Safet Gjici: Duam titullin, në janar….

Isa.Autor

Leave a Comment