Futboll Seria A Sport

“ZLATAN IBRAHIMOVIC I DOBISHËM”/ Capello: Juventus nuk e mban kot Buffon dhe Chiellinin

Fabio Kapelo, ish-trajneri i Zlatan Ibrahimoviçit te Juventusi, nxit Milanin që t’i ofrojë rinovimin sulmuesit suedez. “Jam trajneri që e solli në Itali në vitin 2004, te Juventusi”, thotë Kapelo gjatë një interviste për “La Gazzetta dello Sport”.

“Sot e shoh shumë më me përvojë dhe super të përgjegjshëm në rolin e liderit. Del nga fusha kur duhet dalë dhe stimulon shokët e skuadrës edhe nga jashtë. Di të jetë vendimtar edhe në këtë mënyrë.

Nëse Milani vendos që të ardhmen t’ia besojë një grupi të rinjsh, prezenca e një lojtari si Ibrahimoviç do të ishte e dobishme. Për të njëjtën arsye Juventusi konfirmon Bufonin dhe Kielinin…”, nënvizoi Don Fabio.

Related posts

Një spanjoll kërkon largimin nga Bayern dhe i ofrohet La Liga-s

Sadik.Autor

Rusët të ASHPËR/ Asnjë flamur i KOSOVËS dhe SHQIPËRISË nuk do të lejohet…

Isa.Autor

Ylli i REALIT injoron RONALDON: Është MODRIC më i miri në botë, pastaj vjen BENZEMA

Isa.Autor

Leave a Comment