Futboll Seria A Sport

ANALIZA/ Milan mban lart nderin e Italisë, vetëm Real Madrid dhe Barcelona më mirë se “Kuqezinjtë”

Milan është marka më e suksesshme mes kluneve italianë në Kinë dhe SHBA.

Kjo është ajo që del nga një analizë e YouGov, grup ndërkombëtar analizash dhe kërkimesh në treg, që ka krahasuar shkurtin e 2020-ës me shkurtin e 2021-shit, duke analizuar kulturën e tifozëve, traditën, cilësinë e lojës dhe suksesin e klubit.

Një rezultat i rëndësishëm për klubin kuqezi që në Kinë është lider i panoramës futbollistike italiane, duke zënë vendin e tretë në renditje mbrapa Real Madrid dhe Barcelona-s dhe përpara Manchester United.

Kuqezinjtë kanë parë një rritje të rëndësishme edhe në Shetet e Bashkuara të Amerikës, duke kryesuar mes klubeve italiane dhe duke zënë vendin e tetë në renditjen e përgjithshme. Ndërsa, në Itali, Milan është vetëm mbrapa Juventus-it.

Të dhëna të rëndësishme që theksojnë rritjen e Milan-it në nivel sportiv, me rezultatet e mira të arritura nga skuadra e Pioli-t.

Related posts

RINGJALLET “ZONJA E VJETËR”/ Zgjohet edhe Vlahovic, por Allegri nuk feston: Na pret Atalanta

F.autor

KUSHTON 140 MILIONË EURO/ Gjigantët e Premier League marrosen pas 19-vjeçarit…

Delo.autor

“NUK JAM DAKORD ME KËTË QË KA BËRË”/ Ish-trajneri i Tiranës: Lojtarët mund të këndojnë në dush, por Ibrës i lejohet që…

Delo.autor

Leave a Comment