Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ Mourinho siguron “blerjen” e parë, Tottenham rinovon me mesfushorin

Mesfushori Eric Dier ka rinovuar kontratën me skuadrën e Tottenham. Lajmin e konfirmoi klubi londinez, duke deklaruar se 26-vjeçari ka shtyrë kontratën deri në vitin 2024.

Lojtari ka ardhur që në vitin 2014 te skuadra e Tottenham, duke qenë një nga titullarët e paprekshëm. Ai numëron edhe 40 ndeshje e 3 gola me kombëtaren e “3 luanëve”.

Kontrata e mëparshme e Dier skadonte në vitin 2021, por palët kanë rënë dakord për ta shtyrë atë edhe për 3 sezone të tjera. Lojtari kishte mjaft kërkesa, por ka vendosur të qëndrojë.

Me fanellën e Tottenham, Dier ka luajtur 239 ndeshje e realizuar 11 gola. Një përforcim i rëndësishëm për trajnerin Jose Mourinho, që do të ketë sërish mesfushorin e talentuar.

Related posts

EFEKTI DOMINO I MERKATOS/ Largimi i Mbappe nga PSG trazon tregun e sulmuesve në Evropë

F.autor

E TRISHTË/ “Formula 1” në zi, ndërron jetë pronari i makinës legjendare

Delo.autor

“AI ËSHTË MË I MIRI I HISTORISË”/ Flet Talenti i Real Madrid: Nuk mund të krahasohem me…

Delo.autor

Leave a Comment