Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ Premier League publikon datat e sezonit të ardhshëm, shikoni kur rikthehen tifozët

Premier Liga ka njoftuar zyrtarisht se sezoni i ri 2020-‘21 do të nisë më 12 shtator dhe do të përfundojmë më 23 maj. “EFL” konfirmoi gjithashtu se edhe kategoritë e tjera, Championship, Liga e Parë dhe Liga e Dytë, do të nisin gjatë të njëjtës fundjavë dhe do të përfundojnë më 8 maj.

Kjo do të thotë se sezoni i ri futbollistik në Angli do të ngrejë siparin pa spektatorë, duke qenë se qeveria britanike ka vendosur hapjen e pjesshme të stadiumeve prej 1 tetorit.

Sezoni i ri i Premier Ligës do të nisë gati një muaj më vonë se axhenda normale dhe tri javë pas finales së shtyrë të Ligës së Kampioneve, për shkak të krizës me kalendarin që shkaktoi pandemia e Koronavirusit. Sezoni u ndërpre për 100 ditë në mesin e muajit mars.

“Drejtuesit e Premier Ligës ranë dakord që nisja e sezonit 2020-2021 të Premier Ligës të bëhet më datë 12 shtator. Ndeshja e javës së fundit do të luhet më 23 maj. Premier Liga do të vazhdojë që të konsultohet me Federatën Angleze të Futbollit dhe Ligën Angleze të Futbollit në lidhje me përcaktimin e kalendarit të të gjitha kompeticioneve të tjera vendëse”, thuhej në deklaratën e Premier Ligës.

Related posts

Lacio është shumë afër marveshjes me portierin Silvio Proto

Sadik.Autor

KOLAPSI I JUVENTUSIT/ Edhe Dybala i nxjerr zbuluar: Na gënjyen për PAGAT

F.autor

Ndeshja ndaj Lazios, Berlusconi: Nuk ishte keq, duhet të luajmë me dy sulmues!!!

Q.Autor

Leave a Comment