Futboll Seria A Sport

KAMPIONË PA QENË “TË PARËT”/ Nuk kishte ndodhur kurrë, titulli i çuditshëm për Juventus

Sulmi më i mirë pas 35 javëve të kampionatit? Atalanta, 95 gola kundër 73 të Juventusit. Mbrojtja më e mirë? Inter, 36 gola të pësuar kundër 38 të bardhezinjve. Kush ka humbur më pak ndeshje? Gjithnjë Interi, 4, ndërsa skuadra e Mauricio Sarrit ka rënë pesë herë. Juventusi “rrezikon” që ta dërgojë në shtëpi titullin e nëntë radhazi kampion në Itali pa qenë e para në shumë kategori që konsiderohen vendimtare për t’u shpallur kampionë.Juventus

Tri javët e fundit të Serisë A do të thonë nëse është me të vërtetë kështu. Në “Dacia Arena” përfundoi 2-1 për Udinezen, që pasi e pa veten në disavantazh prej golit të De Ligtit, përmbysi Juven me Nestorovskin dhe Fofananë. Bardhezinjtë e Sarrit u detyruan kështu ta shtynin festën e titullit.

MBRETËRIMI – Duke parë serinë e tetë titujve radhazi, nuk ka ndodhur kurrë që kampionët e Italisë të mos jenë në krye të asnjë prej këtyre kategorive. Në sezonin 2018-’19, i fundit i Masimiliano Alegrit në krye të skuadrës, Juventusi e mbylli me mbrojtjen më të mirë sa i përket numrit të humbjeve. Një vit më herët, ishte sërish mbrojtja më e mirë me vetëm 3 disfata (njësoj si Napoli i Sarrit).Juventus

Alegri pati mbrojtjen më të fortë edhe në sezonin 2016-’17 dhe në atë precedent, ashtu siç ndodhi edhe në vitin e tij të parë në Torino, ku i dominoi të gjitha kategoritë. Soliditeti i repartit të prapavijës ishte një prej pikave më të forta të Maks. Edhe skuadra e Antonio Kontes në sezonin 2013-’14, u shpall kampione duke dominuar në çdo fushë. Viti i parë juventin i Kontes, ai që “Zonja e Vjetër” i rrëmbeu titullin Milanit, u mbyll nga bardhezinjtë pa pësuar asnjë humbje. Por ato ishin kohë të tjera dhe sigurisht ishte edhe një Juve tjetër.

Related posts

“SHPËRTHEN” LUFTËTARI NË MERKATO/ Klubi finalizon pesë blerje brenda ditës, ja emrat

Delo.autor

PA FRIKË DHE PA PRESION/ Uells-Danimarke premtojnë spektakël

Delo.autor

Skuadra kineze befason Barcelonën, ia ‘prish’ mendjen Mascheranos me pagën e majme

Q.Autor

Leave a Comment