Futboll Seria A Sport

NJË “MAKINERI” QË NUK NDALET/ Ja shifrat e Ronaldos me fanellën e Juventusit

Ronaldo po kalon një formë perfekte dhe këtë gjë e tregoi sot në ndeshjen kundër Sasuolos. Portugezi shënoi një gol dhe dha një asist për Emre Çan te rrjeta e tretë.

Me këto që bëri sot në fushën e lojës ai nuk ka bërë gjë tjetër veçse të vazhdojë të rrisë shifrat, që tregojnë se gjendja e tij është shumë e mirë. Ky gol  bën që të ai kap numrin 20 në 31 ndeshje të luajtura deri më tani me fanellën e Juventusit. 18 gola në kampionat dhe nga një në Superkupë e Ligën e Kampionëve, portugezi vazhdon aty ku e kishte lënë tek Reali.

Ndërkohë  deri më tani ka 10 asist, kështu që në këtë pikë të sezonit shifrat e golave dhe të asisteve janë dyshifërore. Gjërat për të dhe Juventusin shkojnë në rrugën e duhur, por vëmendja e tifozëve dhe e vet lojtarit janë të përqëndruara te Liga e Kampionëve.

Related posts

ZYRTARIZIMI VETËM ÇËSHTJE ORËSH/ Juventusi pranë goditjes së radhës në merkato

F.autor

NGA SKEMA E NJËJTË TEK TË SAKRIFIKUARIT/ Ja 5 gabimet e Valverdes ndaj Liverpool në “Anfield”

Delo.autor

LAMTUMIRA E “PLESHTIT” TRONDITI SPANJËN/ Por tani të gjithë pyesin: Ku do të përfundojë Messi?

Delo.autor

Leave a Comment