Futboll Gossip Sport

BERAT GJIMSHITI “SHËNON GOL”/ Do të bëhet baba me bukuroshen serbe

Ky vit do të mbahet mend gjatë nga Berat Gjimshiti. Jo prej Covid-19, si nga krejt globi, por për diçka tjetër, futbollistike dhe familjare.

Mbrojtësi ynë i kombëtares ishte pjesë e arritjes historike të Atalantës, që garoi denjësisht deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Veç kësaj, viti 2020 do ta bëjë edhe baba për herë të parë shtatlartin kuqezi. Historia e gjatë e dashurisë me serben Alisa Menkovic do të kurorëzohet me fëmijën e parë.

Ka qenë vetë futbollisti 23-vjeçar, ai që e ka dhënë këtë “sihariq” për “Telegraf” në Kosovë: “Jemi duke pritur një fëmijë dhe jemi shumë të lumtur me gruan që do të bëhemi prindër. Lajmi se do të bëhem baba më ka ndryshuar shumë, pasi tani po mendojë ndryshe, mendojë gjithmonë për tre persona, për vete, gruan dhe beben. Kam një motiv më të madh tani, si në karrierë, ashtu edhe në jetë, për suksese të reja. Dua të jem një baba shembull, për ta rritur fëmijën tim me gjitha të mirat”.

Related posts

Lidhje me Camorra te Napoli, 3 muaj burg për futbollistin e Milan

Isa.Autor

“PLESHTI” KËRKON LARGMIN NGA “CAMP NOU”/ “Tuttosport” rendit arsyet: Juventus, asnjë shans për Messin

Delo.autor

ATLETE REKORDMENE NË GREQI/ Shqiptarja: Sakrifikoj që nëna ime të mos pastrojë më shtëpitë

Delo.autor

Leave a Comment