Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Barcelona-Bayern Munich, gjykon arbitri që nuk krijon kurrë polemika

UEFA ka përzgjedhur arbitrin slloven, Damir Skomina, për të gjykuar çerekfinalen e nesërme të Ligës së Kampioneve mes Bajernit të Mynihut dhe Barcelonës në “Da Luz” të Lisbonës. 44-vjeçari, i cili sezonin e kaluar gjykoi edhe finalen e sezonit të shkuar mes Liverpulit dhe Totenhemit në “Vanda Metropolitano” të Madridit do t’i gjykojë katalanasit për herë të gjashtë në karrierën e tij dhe ai konsiderohet një prej arbitrave më të mirë në botë.

sKOMINA

Barça ka një bilanc pozitiv me 4 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje nën drejtimin e Skominës. Precedenti i parë ishte pikërisht kundër Bajernit të Mynihut në gjysmëfinalen e dytë të sezonit 2012-’13, me fitoren 3-0 të gjermanëve në “Camp Nou”. Ai nuk e gjykoi Barcelonën për tri vite, deri në fazën e grupeve të sezonit 2016-’17, në një fitore 1-2 të katalanasve në Gladbah. Sezonin pasardhës, atij iu besua ndeshja e parë në grupe, 3-0 kundër Juventusit dhe ajo e kthimit në 1/8-at, kundër Çelsit 3-0.

Dueli i fundit në të cilin gjykoi spanjollët ishte këtë sezon me fitoren 1-2 ndaj Interit, në ndeshjen e fundit në grupe. Në precedentët me Barcelonën, gjykimi i tij nuk pa pasur kurrë polemika dhe nuk ua ka nxjerrë lojtarëve katalanas asnjëherë kartonin e kuq.

Ndërkohë, sa u përket precedentëve me rekordmenët e Gjermanisë, përveç fitores në “Camp Nou” shtatë vite më parë, Skomina ka bërë drejtësi edhe në ndeshjen e Bajernit kundër Makabi Haifës në sezonin 2009-’10, e cila përfundoi me fitoren 0- 3 të bavarezëve.

IRRATI NË VAR – Slloveni, i cili gjykoi edhe tri ndeshje gjatë Botërorit të Rusisë në 2018-ën, do të ndihmohet nga italiani Masimiliano Verrati në VAR, ndërsa Marko Guida do të jetë asistent. Portugezi Artur Diash do të jetë arbitër i katërt.

Related posts

SPEKTAKOLAR/ Ylli i INTERIT shkëlqen me Argjentinën, shikoni golin “alla Vieri” (VIDEO)

Isa.Autor

VIDEO/ Barcelona barazon rezultatin ndaj Espanyol, Pique autor i golit

Q.Autor

Heung-Min Son “thirret” ushtar, Tottenhami rrezikon ta humbasë për dy vite

Q.Autor

Leave a Comment