Futboll La Liga Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ “Katalanasit” kalojnë në çerekfinale, Napoli ngushëllohet me golin historik të Insigne

Barcelona ka mundur 3-1 Napoli-n në ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Champions League dhe është kualifikuar në çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 4-2, pasi ndeshja e parë është mbyllur në barazim 1-1.

Sfida e luajtur në Camp Nou mbrëmjen e sotme është vendosur në pjesën e parë.

Lenglet (10′) ka zhbllokuar ndeshjen dhe Messi (23′) ka dyfishuar avantazhin me një gol të çmendur.

Napoli është bërë edhe skuadra e 35-të ndaj së cilës argjentinasi ka shënuar në Champions League, dy më shumë se ndjekësi i tij më i afërt Cristiano Ronaldo.

Suarez (45+1′) ka realizuar të tretin nga pika e bardhë në fundin e pjesës së parë. Ky ka qenë edhe goli i parë që uruguaiani ka shënuar me penallti në karrierën e tij në një ndeshje të Champions League.

Kundërpërgjigja e Napoli-t ka ardhur në fundin e pjesë së parë, me Lorenzo Insigne-n (45+5′), që ka shënuar gjithashtu me penallti dhe është bërë lojtari i parë italian që ka arritur të shënojë të paktën një gol në Bernabeu kundër Real Madrid dhe një në Camp Nou kundër Barcelona-s në historinë e Champions League.

Barcelona do të ndeshet në çerekfinale me Bayern Munich që ka eliminuar Chelsea-n me rezultatin e përgjithshëm 7-1, pas fitores 4-1 të marrë mbrëmjen e sotme kundër londinezëve në Allianz Arena.

Related posts

SUPERLIGA/ Kukësi, Tirana e Teuta kërkojnë fitoren e parë sezonale për të ndjekur kryesuesit

Isa.Autor

VIDEO/ 1 minutë e 10 sekonda “tiki-taka”, shikoni se si korçarët “hipnotizojnë” lojtarët e Partizanit

Q.Autor

NA TRONDITI TË GJITHËVE/ U hodh nga kati i gjashtë, ja si shpëtoi Aldo Teqja (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment