Futboll La Liga Sport

PRAPASKENA/ Bisedë vetëm 1 minutë në telefon, Suarez nuk kundërshton kërkesën e Koeman

Lautaro Martinez nuk e përmirëson Luis Suarezin. Të paktën në atë që është e dhëna kryesore për një sulmues: Golat. Pavarësisht se për argjentinasin e Interit ka qenë sezoni i parë, ku u bë i njohur për publikun e gjerë, numrat vazhdojnë ende të jenë në favorin e “El Pistoleros” së Barcelonës. Në sezonin me më pak gola që nga koha kur zbarkoi në “Camp Nou”, Suarez ka shënuar të njëjtin numër golash sa Lautaro: 21, duke luajtur 13 ndeshje më pak.
suarez
Argjentinasi i zikaltërve ka luajtur këtë sezon 49 ndeshje në të gjitha kompeticionet: Seria A, Kupa e Italisë, Champions dhe Europa Ligë duke shënuar 21 gola. Uruguaiani e ka dërguar topin në rrjetë po ashtu në 21 raste, por i janë dashur më pak ndeshje dhe më pak kohë në fushën e lojës. Prezenca e tij me Barcelonën në këtë sezon ka qenë 36 ndeshje. Kurrë nuk ka qenë kaq pak protagonist sulmuesi uruguaian, i cili këtë sezon ka pasur probleme të shumta dhe qëndroi jashtë fushës së lojës afro 3 muaj. Të largosh njërin, për të blerë tjetrin… Kjo është ideja e drejtuesve të Barcelonës në këtë merkato. E kanë bërë hapin e parë.
kuman
Bartomeu nuk e përfshiu Suarezin në listën e lojtarëve të pashitshëm, por tani kemi mësuar se Ronald Kuman e ka telefonuar sulmuesin për t’i thënë se nuk është pjesë e planeve për të ardhmen. Sulmuesi i Interit nga ana tjetër shpërtheu këtë sezon duke u konfirmuar një lojtar për elitën. Pas largimit të Mauro Ikardit nga “Meazza”, Antonio Konte i dha “gradat” për ta bërë sulmuesin titullar bashkë me Romelu Lukakun në majën e sulmit. Në fund, gjiganti belg ishte sulmuesi që shënoi më shumë gola këtë sezon me zikaltrit, 34 në 51 ndeshje.
Lautaro goli
HIJA E SUAREZIT- Lautaro Martinez, 23-vjeçar, është një dekadë më i ri sesa Luis Suarez. Për këtë arsye drejtuesit e konsiderojnë si zëvendësuesin e tij ideal. Nëse do të firmosë për Barcelonën, ish-sulmuesi i Rasing Avejanedës do të përndiqet nga hija e Suarezit, i cili ka bërë histori me fanellën katalanase duke qenë golashënuesi i tretë më i mirë i historisë. Vetëm Sezar Rodrigez dhe Lionel Mesi kanë shënuar më shumë sesa uruguaiani.
KOEMAN-SUAREZ-e1598275680408
VETËM 1 MINUTË- Mediat spanjolle kanë zbuluar se biseda telefonike mes trajnerit Kuman dhe sulmuesit Luis Suarez ka zgjatur vetëm 60 sekonda. Numri një i stolit katalanas i ka komunikuar vendimin se nuk është më pjesë e planeve të tij në një bisedë të shkurtër dhe Suarez nuk ka kundërshtuar, por ka pranuar atë që i ka thënë trajneri. Lojtari nuk dëshiron që të bëhet barrë për klubin, edhe pse dëshiron shumë që të jetë pjesë e Barcelonës edhe për këtë sezon.

Related posts

Ish-mesfushori legjendar, Seedorf​: Neymari bëri mëkat të tmerrshëm kur u largua nga Barcelona

Isa.Autor

BALE NUK NDIHET MIRË TEK REAL MADRID/ Ja vendimi i fundit drastik për të ardhmen

Delo.autor

Alisson: “Real? Kam ëndrrat e mia, por jam i përqendruar te Roma”

Q.Autor

Leave a Comment