Futboll La Liga Sport

ANALIZA/ Pesë faktorët që çuan në thyerjen totale të Messit me Barcelonën

Katalanasja “Sport” bën një analizë të pesë faktorëve, që çuan në thyerjen finale të Messit me Barcelonën, deri në pikën sa të kërkojë zyrtarisht largimin.

…Lajme nga të cilat kemi frikë të gjithë dhe që kurrë nuk kemi dashur t’i lexojmë apo dëgjojmë. Përgjatë këtyre më shumë se 20 viteve të binomit Messi-Barcelona, ​​ndjenja për Leo ka qenë gjithnjë e më shumë se kishte lindur për klubin dhe qytetin. Të mirëvendosur, të lumtur, me një familje gjithnjë e më të madhe dhe të lumtur, me jetën e tij të sistemuar në qytetin katalanas; të gjithë përbërësit ishin adekuatë, që marrëdhënia të mos prishej kurrë.

Por 25 gushti i vitit 2020 do të bëhej data e zezë, në të cilën Lionel Messi i komunikoi Barçës, klubit të jetës së tij, që e ka përfaqësuar me aq shumë krenari dhe që e ka ngritur në nivelet më të larta të histories, se donte të largohej. Gota e durimit ka qenë e mbushur, ajo është tejmbushur tashmë. Me muaj dhe vite të tëra ajo ishte mbushur, por dukej e paimagjinueshme që të mund të derdhej plotësisht. Uji është pakësuar, teksa Leo po largohej gjithnjë e më larg.

1. Ai kurrë nuk ka pasur afrimitet me këtë presidencë
Edhe pse flitet për marrëdhënie profesionale në futboll, e vërteta është se Leo Messi kurrë nuk ka pasur ndonjë ndjenjë të veçantë për bordin e drejtorëve të presidencës së Bartomeu. Ka firmosur disa rinovime, po. Dhe ai ka pozuar për fotografinë e rastit. Por, asnjëherë nuk e ka ndarë mënyrën e punës ose drejtimit të klubit, pasi presidenti aktual mori përsipër përgjegjësinë e drejtimit të Barçës në vitin 2015. E vërteta është se Messi i ka ndjekur këto sezonet e fundit nga dashuria për klubin, por konsideroi se, pas sikletit të madh ndaj Bayern Munich (8-2) ishte koha për një ndryshim rrënjësor.

2. Largimi i Valverde dhe kryesia e re
Ylli argjentinas ka pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë me trajnerët. Dhe kanë qenë pak, me të cilët ka përkuar që kur debutoi më 2004: Rijkaard, Guardiola, Tata Martino, Tito, Luis Enrique (me të kishte disa keqkuptime) dhe Valverde. Me këtë të fundit pati një harmoni të mirë dhe kur klubi vendosi ta shkarkonte, ishte goditje për të. Kësaj i duhet shtuar edhe vendimi i pashpjegueshëm për të punësuar Quique Setién, të cilin e ka diskredituar publikisht në disa raste.

3. Mosmarrëveshje totale me menaxhmentin sportiv
Për vite me radhë, Leo ka qenë dëshmitar sesi menaxhimi i zonës sportive në klub ishte një fatkeqësi e vërtetë. Sezon pas sezoni planifikimi ka qenë katastrofik, nënshkrimet krejtësisht të gabuara, paratë e mbetura nga largimi i Neymar nuk mund të ishin investuar më keq. Me Éric Abidal, marrëdhënia nuk ka qenë e rrjedhshme. Ndjenja e argjentinasit është se drejtuesit aktualë po shkatërrojnë klubin dhe po zvogëlojnë konkurrencën në secilën dritare transferimi (merkato).

4. Skarcimi i Suárez dhe ngjarjet e fundit
Nëse Leo kishte qenë në dyshime për një pjesë të vogël të kohës, mbase i hutuar nëse do të vazhdojë apo ndryshojë skenën në moshën 33-vjeçare, ngjarjet e fundit e kanë shpejtuar vendimin e tij. Humbja në Lisbonë kundër Bayernit (8-2) ishte një goditje e tmerrshme, si për krenarinë e tij, ashtu edhe për gjendjen shpirtërore përpara këtij vendimi të rëndësishëm. Kjo, së bashku me fjalët e Bartomeu dhe format që janë ndjekur për t’i komunikuar Luis Suárez se nuk është më në planet e Koeman, kanë precipituar gjithçka. Suárez është mbështetja e tij kryesore në dhomën e zhveshjes dhe një nga miqtë e tij më të mirë. Leo konsideron se ai meritonte shumë më tepër respekt për karrierën te Barça.

5. Nuk sheh projekt fitues dhe po i mbaron koha
Tashmë, kapiteni e kishte vendimin shumë të pjekur, por e vërteta është se priti trajnerin e ri, Ronald Koeman, të takohej me të për të dëgjuar propozimin për sezonin e ri. Messi nuk ishte i bindur aspak nga ajo që propozoi trajneri hollandez dhe konsideron që, në moshën e tij, nëse dëshiron të vazhdojë të fitojë tituj dhe të qëndrojë në krye të futbollit, Barça nuk është alternativa më e mirë. Shenjat dhe lëvizjet nuk e bindin atë. Argjentinasi nuk sheh që Ronald mund të udhëheqë një projekt, që aspiron gjithçka.

Related posts

PËRJETËSISHT NË ZEMRAT E AMERIKANËVE/ Aeroporti në SHBA merr emrin e BOKSIERIT të famshëm botëror

F.autor

Ndryshimet tek Tirana/ Ze Maria nuk rrezikon me Ngoonë, Turtulli jashtë 18-shes

Q.Autor

LIVE/ Laçi-Kukësi, Mbyllet pjesa e parë, Barazpeshë totale në Kurbin

Delo.autor

Leave a Comment