Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Manovrat e menaxherit dhe dëshira e Gattusos, e ardhmja e Hysajt në dyshim

Elseid Hysaj po vuan manovrat e menaxherit të tij. E ardhmja e mbrojtësit të Kombëtares mbetet një rebus për t’u zgjidhur. Për kapitenin e Kombëtares shqiptare, mediat në Itali janë shpesh kontradiktore se çfarë do të ndodhë. Së fundmi, ka dalë në skenë një tjetër manovër e menaxherit të tij.

Davide Faraoni, një tjetër lojtar nën menaxhimin e Mario Xhiufredit është një dëshirë e Napolit dhe që mund të prishë punë për të ardhmen e Hysajt. Kjo për faktin se në rast transferimi të tij në skuadrën e Gatuzos, menaxheri do kërkojë që ta largojë shqiptarin nga aty. Mirëpo, është “Gazzetta Dello Sport” e cila bën me dije se trajneri dhe presidenti napolitan janë të gatshëm që të negociojnë për rinovimin e Hysajt.

“Gatuzo dhe De Laurentis kanë besim te Hysaj. Ata janë të gatshëm që të ulen për të diskutuar qëndrimin dhe rinovimin e tij në Napoli”, ka shkruar Nikolo Skira, eksperti i merkatos për prestigjiozen italiane. Pra, për dëshirën e presidentit dhe trajnerit, është menaxheri që duket se “prish punë”.

Nga ana tjetër, “Gianluca di Marzio” bën me dije se Torino e ka përzgjedhur shqiptarin si zgjedhje të parë për linjën e djathtë të mbrojtjes. Në ditët në vijim pritet që të mësohet se si do të vijojnë tratativat për të ardhmen e mbrojtësit dhe kapitenit të Shqipërisë. Hysajt i përfundon kontrata me Napolin në fund të sezonit 2020-2021.

Related posts

MERR FUND EPOKA ZAMPARINI/ Ja sa e ka shitur Palermon një kompanie në Londër…

Isa.Autor

NË “VALLE” PËR MBIJETESË/ Tirana “e re” ende nuk vrapon, tjetër ndalesë në Kamzë

Isa.Autor

LIVE/ Kukësi-Teuta, 10 minuta nga fundi. Ndreu nxjerr heroin Rexhinaldon nga fusha

Delo.autor

Leave a Comment