Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Pirlo: Për të fituar Championsin, Juventus i duhet një mesfushor si…

Pirlo tashmë ka marrë në dorë stolin e Juventusit. Tani e tutje, zërat do të gëlojnë për lojtarët që mund të afrojë si përforcime te kampionët italianë. Është e qartë se bardhezinjtë kanë nevojë për nënshkrime cilësore, që të bëjnë hapin e madh në Europë, ku janë eleminuar përsëri, për të dytin vit radhazi, pa arritur të paktën në gjysmëfinale. Epo, në Itali, “La Gazzetta dello Sport” ka publikuar disa deklarata të Pirlos, të bëra disa muaj më parë, në lidhje me një futbollist që luan për Real Madridin dhe që mund ta bëjë Juventusin më të mire, pse jo fitues të Champions-it.

Ai futbollist i “Los Blancos”, për të cilin “çmendet” Pirlo, është Isco. “Për të fituar Champions-in ju duhet dikush si Isco. Çelësi është në qendër të fushës. Ju morët Ronaldon, por duhet të gjeni mënyrën më të mirë për ta shfrytëzuar (vënë në punë) atë”, – tha Pirlo, pas eliminimit të Juventusit, sezonin e kaluar, kundër Ajax. Isco ka rifituar rëndësi me Zidane trajner, por jo gjithmonë ka qenë një futbollist i padiskutueshëm dhe titullar te madrilenët. Ndoshta Pirlo mund ta joshë, duke e bërë lojtar më të rëndësishëm në një ekip të madh si Juventusi.

Related posts

SKENARI I “ÇMENDUR” I GRIEZMANN/ Barcelona ia ofron Kampionëve të Italisë. Ja çfarë kërkon mbrapsht

Delo.autor

JUVENTUSI REALIZON TË PAMUNDURËN/ “I falet” Ronaldos dhe kalon në çerekfinale

Delo.autor

NUK E DINIM/ OZIL tregon zemërimin e CR7 për shitjen e tij tek Arsenali, unë i dija…

Isa.Autor

Leave a Comment