Futboll Seria A Sport

E KRYER/ Conte merr dashurinë e vjetër, tifozët e Interit kundër “Plakushit”

Trajneri Antonio Conte ka arritur më në fund të sigurojë shërbimet e mbrojtësit Aleksandar Kolarov. Interi ka gjetur gjuhën e përbashkët me Roman dhe tani pritet që vetëm lojtari të kalojë në “San Siro”.

Mbrojtësi i krahut të majtë u ble për 2 milion euro nga Interi. Afrimi i tij do të zyrtarizohet në orët e ardhshme, ndërsa numri një i stolit do të ketë lojtarin që dëshiron në ekip. Kolarov ishte një kërkesë direkte e teknikut italian për krahun e majtë të mbrojtjes.

Tifozët e Interit nuk janë aspak të lumtur me afrimin e serbit. Ata i kanë dalë kundër teknikut të tyre duke parë dhe moshën e lojtarit. Shtatlarti do të fryjë 35 qirinjtë në nëntor, ndërsa afrimet e Contes në merkato janë të gjithë futbollistë me moshë të madhe.

Related posts

LICENSA E TRAJNIMIT “UEFA PRO”/ vetëm ish-lojtari i Interit e mundi Andrea Pirlon

Delo.autor

Mezi e prisni Botërorin? Ky është kalendari i ndeshjeve

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ Tre gola në 10 minuta, Holanda mposht me përmbysje Ukrainën

Delo.autor

Leave a Comment