Futboll Sport

DEBUTIM FANTASTIK I TRAJNERIT GEGA/ Kukësi mposht bullgarët dhe kualifikohet në raundin tjetër

Europa League ka folur shqip, pasi janë kualifikuar për më tej të gjitha ekipet tona. Kukësi mbylli siparin si duhet me një fitore ndaj Slavias me rezultatin 2-1. Trajneri Skënder Gega dhe djemtë e tij arritën të kalojnë me meritë të plotë bullgarët.

Takimi nisi më mirë për tanët që mbajtën një ritëm të lartë dhe duke dominuar lojën. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, pavarësisht rasteve të mira. Pjesa e dytë ishte e mbushur me emocione, pasi u shënuan dhe të 3 golat e sfidës.

Rezultati i zhbllukua nga sulmuesi i ardhur në merkaton e verës, Eze. Ky i fundit ktheu në gol një penallti në minutën e 56′. Miqtë arritën të barazonin me anë të Krastev në minutën e 81′ duke krijuar idenë se ndeshja do të shkonte në shtesë. Nuk ndodhi kështu, pasi Cooper i dha kualifikimin nënkampionëve me një gol të vonë në minutën e 85′.

Related posts

JUVENTUSI NË TELASHE/ Sarri dhe Ronaldo asnjëherë kaq larg: nuk bien dakord për rolin dhe…

Delo.autor

STATISTIKA E PABESUESHME/ Ja pse Atalanta është “Interi” i vërtetë i këtij sezoni

F.autor

DIKUR ISHTE RIVAL ME RONALDON/ Ja trajneri që Juventusi dëshiron në stol

Delo.autor

Leave a Comment