Futboll Sport

FINALE E “ÇMENDUR”/ Sevilla mbretëreshë në Europa League, mposht Interin dhe ngre trofeun

Sevilla ka fituar për herë të 6-të në histori trofeun në Europa League.

Skuadra spanjolli zhvilloi një finale të çmendur duke mposhtur 3-2 skuadrën e Interit e Antonio Contes.

Ndeshja nisi vrullshëm pasi në minutën e 4’ ishte Lukaku i cili realizoi golin e avantazhit (1-0) nga pika e bardhë e penalltisë. Portieri Bono kuptoi krahun e sulmuesit belg por pa mundur të ndalë topin që përfundon në rrjetë.

Nuk ka zgjatur më shumë se 7 minuta gëzimi i Interit. Sevilla ka arritur të barazojë rezultatin 1-1 me anë të Luuk de Jong i cili realizoi me kokë duke mposhtur portierin Handanovic. Në minutën e 33’  Sevilla ka bërë përmbysjen e çmendur pasi sërish në skenë del Luuk de Jong realizoi për 2-1.

Për të vendosur barazpeshën mendoi Godin për 2-2.

Goli i avantazhit për Sevillan vjen në minutën e 74’ kur Diego Carlos realizoi një rofishatë të bukur por topi u devijua nga Lukaku dhe më pas përfundoi në rrjetë, shkruan SYRI.net.

Pas shpërdorimeve të rasteve në sulm, sulmuesi belg i Interit realizon autogol.

Deri në minutat e fundit Sevilla administro rezultatin duke marrë sërish një tjetër trofe të rëndësishëm, ndërsa Interi zhgënjen në finalen e parë evropiane pas tripletës në vitin 2010.

Related posts

VILLARREAL-JUVENTUS/ Allegri i beson dyshes së sulmit Morata-Vlahovic (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ “Ankth” tek Tirana, sulmuesi Ngo rrezikon të humbasë super sfidën ndaj “Demave”

Delo.autor

E BUJSHME/ BLERJA E RE nis stërvitjen me BAYERN, ja kur do të jetë në gjendje të…

Isa.Autor

Leave a Comment