Futboll Kategoria Superiore Sport

“FIRMOSA ME ME EKIP ELITAR”/ Skënder Gega: Nuk kam premtuar titullin te Kukësi, ja e vërteta me Esat Malën…

Pas aventurës të suksesshme me Partizanin, ku u shpall kampion, trajneri Skënder Gega, vendosi të rikthehet sërish në Kategorinë Superiore, duke nisur një eksperiencë të re, me një tjetër skuadër elitare si ajo e Kukësit. Në një prononcim për “RTSH”, tekniku 56-vjeçar, foli në lidhje me këtë sfidë të re, duke u shprehur:

Drejtora që drejtojnë skuadrën? Koha do ta tregojë gjithçka. Të gjithë kemi filluar si sportistë. Nëse të jepet mundësia, duhet ta provosh në maksimum. Me pak fat mund t’ia dalësh.

Interesimi për Esat Malën? Nuk e di si e ka situatën Esat Mala. Uroj të bëhet më e mira dhe të luaj aty ku është i lumtur. Nuk mund të largohesh nga një vend për karshillëk.

Hera e parë në Jordani qe zgjedhje e menaxherit. Gjërat nuk ishin siç mendonim, u larguan. Herën e dytë fillova punën, ndodhi kjo që ndodhi me pandiminë. Përfundova në Shqipëri. Erdha në Shqipëri për plazh. E prita me kënaqësi ekipin e Kukësit. Nuk kam dalë me humbje. Kam firmosur me një ekip që është elitar.

Aventura e re? Nuk është e sinqertë të thuash e solla unë titullin te Partizani, kanë meritë të gjithë. Trajneri ka përgjegjësi kryesore, por nuk mund t’i marrë të gjitha përgjegjësitë. Titulli kampion nuk ka qenë premtim te Kukësi, por Kukësi i ka ambicet për të dalë kampion. Klubi nuk është prona ime private. Kam gjetur grup të mirë. Janë lojtarë profesionista. Janë bashkuar shpejt me klubin, por është rrugë e gjatë”, u shpreh Gega.

Related posts

Patrick Kluivert: Do të doja që djali im të luante me Barcelonën

Sadik.Autor

Talenti Kluivert, gjigantët e Evropës pas tij: Do të doja të luaja te Barcelona, pse jo edhe në Angli

Q.Autor

Për herë të parë zgjidhet kryetar shqiptar në Federatën Xhudo të Maqedonisë

Sadik.Autor

Leave a Comment