Futboll Shqipëri Sport

FITORE ME PËRMBYSJE/ Ferencvaros i Myrto Uzunit trondit Celtic duke e eliminuar nga Championsi

Ferencvaroshi i Myrto Uzuni ka tronditur Sëlltikun brenda në Gllazgou, duke e eliminuar nga Champions-i në raundin e dytë. Kampionët e Hungarisë triumfuan me rezultatin 1-2, falë golave të Siger dhe Nguent, duke avancuar më tej. Për skocezët golin e vetëm e shënoi Kristie.

Për sa i përket futbollistit të Kombëtares shqiptare, Uzuni u aktivizua titullar, teksa la fushën e lojës në minutën e 86-të. Talenti beratas bëri një paraqitje tepër pozitive, duke ndihmuar skuadrën në menaxhimin e rezultatit. Vlen të theksohet se te Sëlltiku në minutën e 78-të u aktivizua edhe Albion Ajeti, por pa arritur të lerë gjurmë.

Related posts

U TRANSFERUA ME BUJË TEK REAL MADRID/ Zidane i kërkon lojtarit të gjejë një ekip tjetër

Delo.autor

Alan Shearer sulmon Neymar për simulimet: Je patetik. Mjaft, jemi të ngopur

Isa.Autor

CILAT JANË KLUBET MË TË PASURA NË BOTË? Befason Barcelona, PSG në telashe

Delo.autor

Leave a Comment