Futboll La Liga Sport

E FUNDIT/ Tifozët e Barcelonës tentojnë mësymjen në “Camp Nou”, policia i shpërndan! (VIDEO)

Vendimi i Lionel Messi për t’u larguar nga Barcelona ka ngritur në këmbë qytetin katalan dhe madje të gjithë botën! Ndërsa pritet lajmet për të ardhmen e tij dhe kandidati kryesor mbetet Manchester City i Pep Guardiola, tifozët blaugrana u mblodhën rreth Camp Nou për të kërkuar dorëheqjen e Presidentit Josep María Bartomeu.

Dëgjohen thirrjet e “Messi qëndro!” dhe “Bartomeu dorëhiqu”,  por edhe flamuj të varur apo mesazhe…

“E vetmja shpresë që Messi të qëndrojë është që presidenti të largohet,” tha një tifoz. Një tjetër tha: “Unë u befasova me vendimin e tij, por bordi është fajtor për gjithçka”, tha një argjentinas që jeton atje.

Një person tjetër shtoi: «Një pakënaqësi shumë e madhe, është Zoti ynë. Bartomeu të dorëhiqet tani”.

Nga ana tjetër, një tifoz ishte pozitiv dhe siguroi se “është trashëgimia më e mirë e klubit. Nuk pajtohem që ai të jetë i lirë. Ai nuk po largohet, ka një kontratë. Shpresojmë që ai ta rishqyrtojë dhe të qëndrojë”.

Më pas është dashur edhe ndërhyrja e policisë për të ndalur manifestimet dhe sulmet në stadium…

Related posts

ERDHI ME BUJË TË MADHE NË MERKATON E VERËS/ Barcelona nxjerr në shitje sulmuesin

F.autor

E PAZAKONTË/ Emeri kërkon ndryshime tek ARSENALI, vendos RREGULLIN E ÇUDITSHËM

Isa.Autor

PRAPASKENA/ Roma-Verona, 4 futbollistë u përfshinë në operacionin Kumbulla. Ja detajet e akordit

Delo.autor

Leave a Comment