Futboll La Liga Sport

FOTOLAJM/ Dreka e fundit, Abidal i komunikon shkarkimin e trajnerit Setien

Barcelona ka nisur javën me shumë vështirësi, pasi duhet të rinisë rindërtimin e ekipit për sezonin e ri. Humbja ndaj Bayern Munchen me rezultatin 8-2 ishte shkatërruese, prandaj situata është mjaft e nderë.

Çështja e parë që duhet të zgjidhet është ajo e trajnerit. Drejtori sportiv, Eric Abidal, është parë duke drekuar me trajnerin Quique Setien në qendrën e Barcelonës. Duket se zyrtari i lartë i ka komunikuar shkarkimin teknikut Setien.

Klubi nuk e ka pranuar diçka të tillë, pasi jo zyrtarisht burime pranë Barces për Mundo Deportivo deklarojnë se Abidal dhe Setien nuk janë ulur për shkarkimin e teknikut. Pavarësisht kësaj, Setien është i shkarkuar dhe klubi po punon për trajnerin e ri.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ PSG ndryshon strategji, Inter fërkon duart dhe shpreson…

Delo.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Milan mposht Napolin në “San Paolo”, Ibrahimovic “HERO” me dopietë

Delo.autor

FITORJA E KATËRT RADHAZI// Barcelona mposht Elche pa “Pleshtin” dhe ngjitet në vendin e katërt

Delo.autor

Leave a Comment