Futboll Ligue 1 Sport

MERKATO E BUJSHME/ PSG ndryshon strategji, Inter fërkon duart dhe shpreson…

Achraf Hakimi duket se është lojtari i zgjedhur nga Inter për t’u sakrifikuar në merkaton e verës.

Kampionët e Italisë kërkojnë 80 milionë euro për t’i dhënë frymëmarrje arkave të klubit, PSG ofron 60.

Për të kaluar këtë pengesë, PSG e Leonardo-s mund të ndryshojë strategji. Ose më saktë të përfshijë në operacion një lojtar.

Emri i parë është ai i Leandro Paredes, për të cilin dy klubet kanë diskutuar edhe sezonin e kaluar.

Ky është skenari i mundshëm për të cilin ka folur sot Tuttosport.

Klubi francez po mendon ta përfshijë në operacion për të ulur koston e Hakimi-t, për të cilin është gati një kontratë 5-vjeçare me 8 milionë euro në vit.

Inter shpreson që ndërhyrja e Chelsea-t për marokenin të stimulojë Leonardo-n që të rrisë ofertën, duke parë se Blutë ofrojnë dy lojtarë si Emerson e Christensen.

Një zgjidhje kjo që do të ulte vlerësimin e Hakimi-t, i blerë për 40 milionë euro nga zikaltrit, dhe nuk do të sillte një suficit të rëndësishme.

Related posts

Belotti kërkon largimin nga Torino, Milani qëndron prapa derës!

Q.Autor

E VEÇANTË/ Ka fituar Kupën e Botës dhe Europianin, “ylli” i futbollit shkruan HISTORINË

Isa.Autor

Cavani: Dua Championsin, dashuria për PSG-në është e pashtershme

Sadik.Autor

Leave a Comment