Futboll Sport

ANGLI-SHQIPËRI/ Vendasit ndëshkojnë kuqezinjtë, mbyllet 2:0 ndeshja në “Wembley”

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot në transfertën e Anglisë. Ndeshja ka vlerë për kualifikueset e Botërorit 2026 dhe nis në orën 20:45.

Djemtë e drejtuar nga Silvinjo do të tentojnë të thyejnë një tabu, pasi kuqezinjtë numërojnë vetëm humbje përballë “Tre Luanëve”.

Formacionet zyrtare për ndeshjen e parë kualifikuese janë publikuar. Silvinjo dhe Tuhel kanë shuar dilemat, për takimin që do të luhet me stadiumin “Wembley” të mbushur plot.

Trajneri Silvinjo i ka besuar ashtu siç pritej Ajetit në qendër të mbrojtjes, duke mos rrezikuar Ismajlin e Kumbullën, të cilët janë të gatshëm në stol, me Alijin e Balliun nga krahët. Ndërkohë në sulm rreshtohet nga minuta e parë në qendër Uzuni, i cili ka fituar balotazhin me Manajn.

LIVE ANGLI-SHQIPËRI 0-0

71- Tjetër rast për ekipin e Sylvinhos. Këtë herë Asani.

69- Shqipëria del përpara, Broja fut një top në zonë, largon mbrojtja e Anglisë.

57- Zbritje e shpejtë e Anglisë, Kane provon me kokë, topi del jashtë.

52’ Bajrami dhe Asani kanë mundësi të dalin para në sulm, por nuk japin pasimet në momentin e duhur duke shpërdoruar mundësi për kundërsulme.

48’ Pas një goditje dënimi të Asllanit, ka panik në zonën e Anglisë pas një tjetër harkimi të Bajramit, por në fund mbrojtja largon rrezikun. (VIDEO)

46’ Pjesa e dytë nis pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.

bandicam 2025-03-21 21-34-17-882

45’ Mbyllet me avantazhin 1-0 të Anglisë pjesa e parë.

44’ Asani provon nga distanca pa gjetur portën, ndërsa proteston për një prekje duke kërkuar faull që nuk jepet nga kryesori i ndeshjes.

42’ Traversa shpëton Shqipërinë! Pas një goditje nga këndi, Bërn gjuan me kokë por traversa shpëton kuqezinjtë. (VIDEO)

40’ Mrekulli e dyfishtë para portës kuqezi! Një gjuajtje me kokë e Bellingam ndalet nga Strakosha e më pas Gjimshiti ndal gjuajtjen e Kejn me portën e boshatisur. (VIDEO)

36’ Asani nga mesfusha mundohet të nisë Uzunin, sfera shkon direkt në duart e Pikford.

34’ Bellingam hyn në zonë nga e majta, gjuajtja e tij ndalet nga Strakosha dhe më pas kuqezinjtë fitojnë një faull. (VIDEO)

32’ Gjimshiti ndëshkohet me karton të verdhë.

27’ Laçi del më në fund nga e djathta, pasim i tij devijohet nga Bërn i cili çon topin në traversën e portës së Pikford e më pas vetë mbrojtësi largon sferën në fundore. (VIDEO)

26’ Top i gjatë nga mesfusha i Kejn, Rashford nuk ia del të kontrollojë në zonën kuqezi.

19’ Gabimi i parë rezulton fatal! Asani sheh t’i ikë pas shpinës Ljuis-Skelli i cili nuk gabon para Strakoshës duke i kaluar topin mes këmbëve. 1-0 për Anglinë. (VIDEO)

17’ Kejn hyn në zonë, por për fat nuk ia del të gjuajë duke u bllokuar nga Strakosha. (VIDEO)

14’ Xhouns merr fundoren nga e djathta, pasimi në qendër largohet nga Gjimshiti. (VIDEO)

10’ Bellingam provon kombinimin me Rashford, ky i fundit nuk i pason siç duhet topin dhe mbrojtja kuqezi largon rrezikun nga zona.

8’ Një gjysmë sinjali nga kuqezinjtë që provojnë të gjejnë Uzunin me një top në thellësi, por Konsa bllokon gjithçka me lehtësi.

5’ Një top në thellësi për Bellingam ndalet nga Ajeti i cili largon rrezikun.

3’ Ashtu siç pritej, minutat e parë janë menjëherë me Anglinë që mban topin duke kërkuar një hapësirë para zonës së kuqezinjve.

1’ Nis ndeshja me shkelmimin nga qendra të kuqezinjve me Laçin.

FORMACIONET ZYRTARE

Anglia: Pikford, Uokër, Konsa, Burn, Ljuis-Skelli, Xhons, Bellingam, Rajs, Foden, Kejn, Rashford

Trajner: Tomas Tuhel

Shqipëria: Strakosha, Aliji, Ajeti, Gjimshiti, Balliu, Ramadani, Asllani, N.Bajrami, Laçi, Asani, Uzuni

Trajner: Silvinjo

Screenshot 2025-03-21 194240

Related posts

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Leo Messi ka një mesazh të fortë për autoritetet: Mos ndaloni…(FOTO)

Delo.autor

PARA SHKARKIMIT TË MOURINHOS/ ​Emery spekulon: Pochettino duhet ta refuzojë ofertën e…

Isa.Autor

ITALIA RISHKRUAN HISTORINË/ 30 ndeshje pa humbje, barazohet rekordi pas 82 vitesh

Delo.autor

Leave a Comment