Futboll Seria A Sport

HISTORIA E PABESUESHME E MACELLARIT/ Nga lojtar i Interit në furrtar në një furrë buke

Dikur një lojtar i Interit dhe tani një furrtar. Kjo është historia e pabesueshme e Fabio Macellarit.

Ai punon si furrtar në një furrë buke. Macellari ka përfunduar kështu ngaqë i ka harxhuar të gjitha paratë që fitoi përmes futbollit. “Kur je i ri dhe ke para në duar, ti nuk e kupton se ç’ndodh rreth teje. Gjithmonë kërkon një standart më të lartë jetese. Gabimi im kryesor ishte që unë fillova të konsumoja edhe drogë. Unë shpenzoja pafund dhe këtë e kuptova vetëm në fund të karrierës.

Kur u tërhoqa nga futbolli, e kuptova që ishte thuajse e pamundur të jetoja. Aty ti e kupton që nëse nuk e nis nga e para edhe mund të vdesësh”, u shpreh Macellari në një program në “Mediaset”.

Related posts

NDIZET SFIDA NË SERIE A/ Ndeshja Lazio-Genoa dhuron spektakël, realizohen 3 gola në 9 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Nuk ka pushim për anglezët, Man United e Liverpool e nisin vitin 2018 me këto ndeshje

Q.Autor

U LARGUA NGA STOLI I JUVENTUS/ Nisin kontaktet me Allegrin rivalët e Liverpool…

Delo.autor

Leave a Comment