Sport Të tjera

HISTORIKE/ Lirim Zendeli fiton Çmimin e Madh të Belgjikës në Formula 3!

Lirim Zendeli bën historinë. Piloti shqiptar i cili përfaqëson Gjermaninë triumfoi për herë të parë në karrierë në një garë të Formula 3. Një sukses i jashtëzakonshëm në Çmimin e Madh të Belgjikës për 20-vjeçarin i cili synon të ngjisë shpejt shkallët e karrierës dhe një ditë të garojë në kategorinë më të lartë të garave me makina Formula 1.

Shqiptari një ditë më parë ishte më i shpejti në provat zyrtare, duke fituar Pole Position, ndërkohë që ditën e sotme ka kurorëzuar gjithçka.Një sukses ky që ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që një pilot shqiptarë të arrinte të tilla suksese në garat me makina. Falë suksesit në pistën Spa Francorchamps, Zendeli u ngjit në vendin e 7-të të renditjes së përgjithshme. Për t’u përmendur që 20-vjeçari shqiptar është pjesë e skuadrës Charouz Racing System.

Related posts

Skuadrat me më së shumti tifozë në Evropë këtë sezon

Sadik.Autor

HERËT A VONË GJIGANTËT RRËZOHEN/ Isco zhduket nga fotot zyrtare të ekipit, një shenjë e hapur ndaj…

Delo.autor

U RIKTHYE FUQISHËM NDAJ GENOAS/ Icardi barazon legjendën “Zikatër” me numrin e golave

Delo.autor

Leave a Comment