Boks Sport Të tjera

I JASHTËZAKONSHËM/ Povetkin shtang Whyte dhe trondit botën me një goditje të frikshme (VIDEO)

Alexander Povetkin ka befasuar Dillian Whyte, dhe botën, me një goditje të jashtëzakonshme dhe të papritur 30 sekonda pas fillimit të raundit të pestë të ndeshjes së vlefshme për titullin WBC të peshave të rënda.

Povetkin (tani 36-2-1, 25 KO) i kishte humbur të katër raundet e mëparshme, duke rënë dy herë në tapet.

Humbja dukej se ishte vetëm çështje kohe për 4o-vjeçarin rus deri në momenti kur një grusht perfekt ka ndryshuar gjithçka. Whyte ka rënë në tapet dhe gjyqtari i ndeshjes nuk ka nisur as numërimin deri në 10, duke e mbyllur sfidën menjëherë.

“Nuk mendoj se do ta mbyllja ndeshjen në këtë mënyrë”, ka thënë Povektin pas fitores.

Related posts

“KANË KËRCËNUAR PARTNEREN TIME DHE THONË SE…”/ Thiago Mendes zbulon makthin pas dëmtimit të Neymar

Delo.autor

INATË I HAPUR/ Gafa e UEFA-s: Përjashton RONALDON nga numrat “7” më të mirë

Isa.Autor

BARCELONA DHE PSG PËR TURP/ Zbulohet motivi si Reali u rrëmbeu talentin e madh japonez

Delo.autor

Leave a Comment