Futboll Sport

“JAM KRENAR QË…”/ Arthur i shkruan Barcelonas lamtumirën, ja kur nis grumbullimi me Juventus!

Përmes rrjeteve të tij sociale, Arthur Melo ka publikuar një video në të cilën përshëndet Barcelona.

Në ditët në vijim mesfushori brazilian do të bashkohet me Juventusin, ku do të fillojë aventura e tij e re.

“Faleminderit për gjithçka, Barcelona”, shkroi lojtari në spanjisht, sigurisht me shkrim katalanas.

Barcellona, Bartomeu: "Arthur è rimasto in Brasile, è stata una ...

Pastaj në video: Largimi është gjithmonë i vështirë, u ndjeva në shtëpi. Lë një klub të jashtëzakonshëm që do të ketë gjithmonë zemrën time, gjë që më bëri të zbuloj një kulturë të re dhe më bëri të rritem si lojtar dhe mbi të gjitha si person”.

“Ndihem shumë me fat që kam luajtur me futbollistë që sot mund t’i konsideroj miq, njerëz me zemër të madhe dhe të kem pasur tifozë si ata, të cilët më kanë treguar dashuri të jashtëzakonshme. Jam krenar që kam mbrojtur fanellën e një prej skuadrave më të forta në botë. Sot është ditë lamtumire, por Barcelona gjithmonë do ta ketë zemrën time. Faleminderit për gjithçka, Barcelona”.

Related posts

DUAN CHAMPIONSIN/ Javë angleze edhe për BARÇËN, luajnë 7 ndeshje në 23 ditë

Isa.Autor

Rishfaqet ‘hija’ e burgut për Cristiano Ronaldon

Sadik.Autor

GURI: Kampionati ynë ka rritje, s’ka kuptim pa Tiranën e Vllazninë

Sadik.Autor

Leave a Comment