Futboll Ligue 1 Sport

Rusi 2018/ Neymar qetëson Brazilin para Botërorit

Neymar është kthyer në Francë për të vazhduar rehabilitimin e këmbës së dëmtuar përpara Kupës së Botës. Dy muaj pas operacionit, 26-vjeçari u kthye në Paris ditën e djeshme, ku do të qëndrojë derisa të rikuperohet plotësisht.

Ylli brazilian u detyrua që t’i nënshtrohej operacionit në këmbën e tij të djathtë pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen ndaj Marseille në Ligue 1 më 25 shkurt. Ai është fotografuar pasditën e djeshme teksa zbriste në aeroportin “Le Bourget” dhe u drejtua menjëherë drejt shtëpisë së tij në periferi të kryeqytetit francez.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain shpreson që të jetë gati për në Botërorin që do të luhet nga data 14 qershor deri më 15 korrik në Rusi. Ish-ylli i Barcelonës nuk ka më shanse që të kthehet në kampionat për të ngritur titullin me skuadrën, tani shpresa e vetme për të ka mbetur Botërori.

Muajin e kaluar, Neymar konfirmoi se testin e fundit të këmbës do ta ketë më 17 maj, ku do të mësojë nëse do të jetë gati apo jo për të ndihmuar kombëtaren e tij në Rusi. Ndeshjen e parë, Brazili do ta luajë ndaj Zvicrës më 17 qershor.

Neymar tha muajin e kaluar se do të ketë provimin e tij të fundit mjekësor pas operacionit më 17 maj, duke shtuar se ai mund të jetë në dispozicion për sesionet e trajnimit të Brazilit që fillojnë më 21 maj pranë Rio de Janeiro. Loja e parë e Brazilit është më 17 qershor kundër Zvicrës.

Në sezonin e tij të parë me PSG, ai shënoi 19 gola në 20 ndeshje të luajtura pas transferimit nga “Camp Nou” për një rekord botëror prej 198 milionë paund.

Related posts

ZBULON NJË PRAPASKENË/ Legjenda Mazzola: Një lojtar i Inter shënoi një autogol me dashje. Në dhomat e zhveshjes e…

Delo.autor

PAS OPERACIONIT/ Berat Gjimshiti gati për t’u rikthyer në fushën e blertë

Delo.autor

IBRAHIMOVICIT I DEL SITUATA JASHTË KONTROLLIT/ Igli Tare gjithnjë e më larg Milanit

F.autor

Leave a Comment