Futboll Seria A Sport

JO VETËM BRAHIM DIAZ/ Ja lojtari tjetër që Milan po vëzhgon tek madrilenët

Milani është gjithmonë i vëmenshëm ndaj talenteve prezentë tek Real Madridi.

E kemi vënë re para një viti, kur Paolo Maldini mori Theo Hernandez-in, edhe tani u pëlqejnë disa lojtarë.

Ditët e fundit po flitet shumë për Brahim Diaz, për të cilin mund të jetë nisur një negociatë konkrete.

Klubi kuqezi shpreson ta marrë 21 vjeçarin mesfushor sulmues me formulen e huazimit.

Palët janë në kontakt për të arritur një marrëveshje.

Por Milani nuk ka hequr nga vemendja edhe Oscar Rodriguez, trekuartist që në dy sezonet e fundit ka luajtur në huazim te Leganes.

E përditshmja AS shpjegon se drejtuesit kuqezi kanë patur mundësinë të flasin me ekipin e lojtarit për të kuptuar situaten.

Real Madridi është i gatshëm ta japë Oscar Rodriguez-in, por do të jetë e nevojshme të negociohet për shifrat dhe formulen e transferimit.

Nuk përjashtohet se Los Blancos duan të garantojnë një të drejtë përqindjeje në shitjen e ardhshme të spanjollit.

Related posts

LIVE/ Laçi-Luftëtari: Nis menjëherë me gol sfida, shënon super gol Koçonis (VIDEO)

Delo.autor

LAJMI I MADH NGA GREQIA/ Lojtarët Behar Ramadani dhe Bregu kërkohen me ngulm nga klubi…

Delo.autor

E BUJSHME/ Manchester United kërkon dy “BOMBERËT” e Serie A

Delo.autor

Leave a Comment