Moto GP Sport Të tjera

MOTO GP/ Marquez dorëzon titullin: Ja kush shpallet kampion këtë sezon

Marc Marquez, kampioni i botës në fuqi në MotoGp, pasi hoqi dorë nga gara për trofe këtë sezon, për shkak të dëmtimit dhe mungesës së gjatë në pistë, ka piketuar pilotin që mund ta fitojë titullin këtë sezon.

Sipas pilotit spanjoll, Andrea Dovizioso me Ducati mund të shpallet kampion këtë sezon në MotoGp. “Pas garës së Jerez do të vija bast për Fabio Quartararo, pasi fitoi dy garat e para, por tani kam dyshime”, tha Marquez.

“Në garat e tjera ka qenë në vështirësi. Në garë përqendrimi është i rëndësishëm, sidomos në momente të vështira. Është i talentuar, është i shpejtë, por nuk e shoh gjithnjë të përkryer në pistë”, tha Marc Marquez.

“Ndaj besoj se Dovizioso ka karakteristikat për të qenë kampion, pasi është konstant dhe ka përvojë. Ai e meriton të shpallet kampion, pasi ka vite që duelon për titullin me mua. Nëse nuk bën gabime e fiton titullin”, tha Marquez.

Related posts

SFIDA NDAJ SEVILLAS PËR SUPERKUPËN E EUROPËS/ Rummenigge: Ndihem keq kur mendoj se ku do të luajmë

Delo.autor

DISIPLINA ITALIANE MERR MASA TË RËNDA/ 7 gjyqtarë pezullohen pas abuzimit me fondet e…

Delo.autor

PRITET TË STARTOJË “EURO 2020″/ Franca “kryqëzon gishtat”, trajneri Deschamps sqaron dëmtimin e Benzema

Delo.autor

Leave a Comment