Futboll La Liga Sport

“KATALANASIT” NË KOLAPS/ Barcelona merr lajmin e keq, lideri duhet të operohet

Barcelona ka marrë një lajm të keq. Portieri titullar Marc-Andre ter Stegen ka pësuar një dëmtim në gju dhe duhet të operohet. Shtatlarti ka probleme me gjurin e tij të djathtë dhe duhet të ndalet.

Gjermani do të operohet nesër me shpresën e madhe se gjithçka do të shkojë mirë dhe ai do të rikthehet në formë sërish. Ter Stegen ka përjetuar një nga sezonet e tij më të mirë të karrierës, pavarësisht se katalanasit u paraqitën dobët.

“Gardiani i portës” pritet të mungojë për rreth 2 muaj. Ter Stegen mund të humbasë fillimin e sezonit të ri për katalanasit. Drejtuesit shpresojnë që të rikthehet në kohë, pasi është një nga pikat më të forta të skuadrës.

Related posts

Formacionet zyrtare: Inter – Benevento

Q.Autor

“Pije falas për çdo gol të Uzunit”, gjesti i veçantë vjen nga… Berati (FOTO)

Isa.Autor

U ARRESTUAN SI PJESË E GRUPIT TË BAJRAVE/ Shpallen të pafajshëm ish-trajneri Armir Grima, Nelson Hysa e Fatjon Rexhepi

Delo.autor

Leave a Comment