Futboll Sport

“EURO 2020″/ UEFA reagon ashpër ndaj racizmit, pa tifozë 3 ndeshje eliminatore

UEFA ka vepruar me “dorë të hekurt” ndaj racizmit të shfaqur në eliminatoret e Europianit 2020 dhe ka pezulluar me nga një ndeshje pa tifozë Hungarinë, Rumaninë dhe Sllovakinë.

Tifozë të këtyre skuadrave demonstruan thirrje e kore raciste gjatë ndeshjeve eliminatore të shtatorit dhe institucioni drejtues i futbollit europian mori vendimin t’u kyçë stadiumet.

Rumania do të shlyejë dënimin në ndeshjen ndaj Norvegjisë, Hungaria kundër Azerbajxhanit dhe Sllovakia kundër Uellsit, të tre këto ndeshje të planifikuara për në muajin tetor.

Përveç mbylljes së stadiumit për një ndeshje, federatat përkatëse të këtyre vendeve kanë marrë edhe nga një gjobë monetare që varion nga 20 deri në 83 mijë euro.

Related posts

“QETËSOHU, NDESHJA KA PËRFUNDUAR”/ Shikoni momentin e veçantë mes Ronaldos dhe De Ligt në fund të ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

NUK NDALET ME GODITJET E MËDHA/ Manchester United përgatit super blerjen e radhës falë Ronaldo-s

Delo.autor

CHELSEA-SOUTHAMPTON/ Startojnë blerjet e reja Chilwell, Havertz dhe Werner (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment