Futboll Premier League Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Mourinho do sulmuesin problematik në skuadër, ja emri

Tottenham po mendon për një sulmues cilësor që ta ketë si alternativë në rast se dëmtohet Harry Kane. Trajneri Jose Mourinho u ka bërë me dije drejtuesve të zgjedhurin e tij.

Fjala është për sulmuesin e Atletico Madridit, Diego Costa. Braziliani i natyralizuar si spanjoll mbetet një nga më të mirët e kampionatit spanjoll, por nga krahu tjetër njihet dhe për bëmat e tij.

Costa mund të largohet nga klubi spanjoll, pasi është kritikuar shumë. Një rikthim në Angli mbetet i hapur, pasi sulmuesi e njeh mirë këtë kampionat. Ai ka luajtur më herët dhe me skuadrën e Chelseas ku është drejtuar nga portugezi.

Related posts

HIDHET SHORTI I KUPËS SË MBRETIT/ “Los Blancos” dhe Barcelona me fat, Valencia përballë surprizës së këtij kompeticioni

Delo.autor

Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo uron trajnerin DALIC të ngre Kupën e Botës

Isa.Autor

LARGIMI I TEKNIKUT GATUSSO/ Kontratë 2-vjeçare, Napoli zgjedh trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm

Delo.autor

Leave a Comment