Bundesliga Futboll Sport

“KËSHILLAT E TIJ TË NDIHMOJNË SHUMË”/ Sane mirënjohës ndaj Guardiolës: Ai më riprogramoi si futbollist

Anësori i Bayern Munich, Leroy Sane, ka lavdëruar Pep Guardiolën. Gjermani ndërkombëtar pretendon se trajneri i Manchester City “e riprogramoi” ​​atë dhe e bëri një futbollist më të mirë përmes stërvitjes së përpiktë. Sane përfundoi transferimin prej 49 milionë euro, që potencialisht mund të rritet deri në 60 milionë euro përmes bonuseve, në “Allianz Arena”, në korrik, duke i dhënë fund eksperiencës 4- vjeçare, të mbushur me trofe në stadiumin “Etihad”.

Ishte përfolur se gjermani kishte presion për shkak të kërkesave taktike të Guardiolës, me disa që besojnë se metodat e trajnerit katalanas mund të ngatërrojnë kreativitetin e lojtarëve, për shkak se duhet t’i përmbahen në mënyrë të rreptë planit të tij të lojës. Sane ka paguar nga ato kërkesa, megjithatë, duke thënë se gjithmonë kishte “lirinë” e nevojshme për të shfaqur cilësitë individuale. Jo më kot luajti rolin e tij për ta ndihmuar Manchester City në fitimin e dy titujve të Premier League.

Në perceptimin e përgjithshëm të të gjithë lojës së futbollit, në sjelljen taktike ofensive dhe mbrojtëse, Guardiola më riprogramoi si lojtar, – shpjegoi 24-vjeçari për “Kicker”. – Ishin lëvizje të thjeshta, që ju bëjnë të mendoni: Oh, kurrë! Por, kur i zbaton ato, ti e kupton shumë shpejt se Guardiola ka të drejtë. Këshillat e tij të ndihmojnë shumë, e bëjnë lojën më të lehtë dhe më të shpejtë. Taktikat janë gjëja më e rëndësishme për të”.

Sane, i cili do të veshë fanellën nr.10 në Bavari, më parë deklaroi se një kthim në atdheun e tij nuk kishte të bënte aspak me humbjen e urisë për trofe, pas një periudhe kaq të suksesshme në Angli, por përkundrazi, se donte të ndërmerrte një sfidë të re në karrierën e tij: “Ishte një zgjedhje thjesht personale. Unë thjesht kam pasur një ndjenjë dhe kjo është arsyeja pse kam ardhur këtu. Natyrisht, kemi fituar shumë në këto katër vite, por edhe Bayern Munich, gjithashtu, fitoi shumë! Thjesht kisha një ndjenjë personale për veten dhe mora këtë vendim”.

Related posts

Kahn: Buffon duhej të ishte tërhequr. Do të kursente eliminimet nga Suedia dhe Reali

Sadik.Autor

GUARDIOLA ZBARKON NË MILANO/ Menaxheri shqiptar “trazon” Italinë: Allegri shkon tek Interi nëse…

Delo.autor

Hysaj “djeg” edhe mesfushorët me pasime, lë pas De Rosin dhe Biljan

Sadik.Autor

Leave a Comment