Futboll Seria A Sport

ÇFARË TALENTI/ PAQUETA bëhet gati për MILANIN: Ja ëndërra e brazilianit (VIDEO)

Lucas Paquetà është tashmë lojtar i Milanit, pasi klubi kuqezi ka mbyllur marrëveshjen me Flamengon për 35 milionë euro, plus 10 milionë në bonuse.

Natyrisht, sezoni në Brazil ende nuk ka përfunduar dhe nuk mund të bëhet asgjë zyrtare, diçka që e di mirë edhe talenti brazilian, i cili për Coluna do Flamengo ka folur transferimin në Itali: “Nuk mund të them shumë, për çështje kontrate, por jam i lumtur dhe entuaziast. Po përjetoj një moment shumë pozitiv dhe plot alegri”.

Ndërkaq, Paquetà zbulon edhe ëndrrën e tij para largimit nga Brazili: “Shpresoj të largohem duke u dhuruar titullin kampion tifozëve të Flamengos”.

Fundjavën e shkuar Paquetà shënoi sërish, në fitoren 4-0 të Flamengos në transfertë ndaj Parana-s, duke shkuar në kuotën e 10 golave në 26 ndeshje. Tashmë Flamengo është 4 pikë pas Palmeiras-it kryesues dhe këtë fundjavë ka shansin e madh të rihapë garën për titull, sepse pret pikërisht Palmeirasin.

Related posts

“HIGUAIN I FIKSUAR ME FEMRAT”/ Modelja zbulon prapaskenën: Sulmuesi mbante mbathje me…

Delo.autor

MJAFTOJNË DY RAUNDE/ Tyson Fury triumfon me lehtësi ndaj Schwarz (VIDEO)

Delo.autor

BARCELONA ËSHTË PRANË AKORDIT ME…”/ Legjenda Rivaldo lumturon tifozët e “Katalanasve” me deklaratën e fundit

Delo.autor

Leave a Comment