Bundesliga Futboll Sport

“NUK MUND TË…”/ Nga “çmenduria” kundër Barcelonës te “vrasësit” e Lyonit, Neuer paralajmëron Bayern

Një natë e pabesueshme, ajo e përjetuar nga Bayern Munich pak ditë më parë, me bavarezët që kanë turpëruar Barcelona-n me një fitore 8-2 në Champions League.

Një rezultat që ka bërë bujë në të gjithë botën dhe që ka çuar te shkarkimi i trajnerit të katalanasve Setien. Manuel Neuer, portieri i gjermanëve, është kthyer të flasë për atë ndeshje dhe të rrëfejë ndjesitë e provuara menjëherë pas përfundimit të sfidës.

“Ka ndodhur diçka e çmendur. E kam luajtur përsëri në mendjen time çdo episod të ndeshjes, çdo gol”, ka thënë Neuer, i cili ka dashur të paralajmërojë ekipin për sfidat e ardhshme.

“Megjithatë, e dimë sa shpejt ndryshojnë gjërat në futboll. Nuk mund të pushosh për një kohë të gjatë, të shikosh mbrapa dhe të thuash ‘Uau, shiko çfarë kemi bërë’. Sepse ka gjithmonë një ndeshje tjetër dhe ne duhet të bëjmë hapin e radhës”.

“Lyon-i është një skuadër shumë e mirë teknikisht. Ka disa vrasës të vërtetë në ekip që kanë ndëshkuar pa mëshirë Manchester City-n. Nuk mund të jemi të qetë”.

“E dimë se Lyon-i është një kundërshtar që mund të na ndëshkojë për çdo gabim që mund t ë bëjmë”, ka thënë Neuer.

Related posts

EKSKLUZIVE/ BIRJA: Korabi mund Vllazninë dhe synon Superligën. Idhulli im është…

Isa.Autor

La Liga dominon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Q.Autor

NDESHJA MES TIRANËS DHE TEUTËS/ Ja sa tifozë ishin të pranishëm në “Air Albania”

Delo.autor

Leave a Comment