Futboll La Liga Sport

MENAXHIM I YJEVE E DISIPLINË/ Ja misionet për trajnerin e ri të Barcelonës

Trajneri i ri i Barcelonës ka disa detyra të qarta dhe duhet të mos bëjë të njëjtat gabime si paraardhësit e tij.

bARCELONA

MENAXHIMI I YJEVE- “Peshat e rënda” të Barcelonës kanë fituar shumë terren. Kjo është shndërruar në një problem të madh, sepse futbollistët nuk ia bëjnë të lehtë punën trajnerit nëse ai nuk iu pëlqen. Një problem të tillë e ka pasur edhe Luis Enrike, i cili përdori “dorë të hekurt” për të krijuar terrenin për të punuar. Punë me të rinjtë- Duke e ditur krizën që ka përfshirë Barcelonën për shkak të Koronavirusit, trajneri i ri duhet që të hedhë sytë nga akademia. Setien u përpoq, por nuk iu dha një vend i rëndësishëm të rinjve si Riki Puxh apo Ansu Fati.

RENDIMENT- Trajneri i ri nuk ka kohë për të humbur. Duhet që menjëherë të tregojë se ka ardhur te Barcelona për të fituar. Që në javët e para të La Ligës nuk duhet të zhgënjejë, sepse bëhet fjalë për një vit zgjedhjesh. Vetëm në këtë mënyrë trajneri do të shpëtojë vendin e tij të punës dhe të vazhdojë, pavarësisht se kush është presidenti i ri.

I KUJDESSHËM- Kike Setien u bë skllav i fjalëve dhe i premtimeve të tij. Në ditën që u prezantua te Barcelona premtoi se skuadra do të luante mirë dhe këto deklarata e përndoqën deri në fundin e aventurës. Nuk e bëri dot realitet premtimin e tij dhe e menaxhoi keq veten. Por shpeshherë duhet që të sqaronte problemet që i krijonin të tjerët.Barca Mesi

MENAXHIMI I MESIT- Trajneri i ri duhet që të qartësojë një herë e mirë situatën e Lionel Mesit. Lojtari më i mirë në historinë e këtij klubi është i zhgënjyer dhe nuk ka më dëshirë që të vazhdojë te Barcelona. Nëse do të qëndrojë, “Pleshti” duhet të marrë përgjegjësitë.

PESHË NË MERKATO- Në vitet e fundit është bërë normale që trajnerët e Barcelonës të mos kenë shumë zë në merkato dhe në lëvizjet e futbollistëve. Por ka ardhur koha që ky kriter të ndryshojë, sepse trajneri është i rëndësishëm dhe e di më mirë se cilët janë futbollistët që do. Trajneri i ri duhet të ngrejë zërin dhe të ketë rëndësi në këtë aspekt.

IDENTITET– Barcelona duhet të ketë një identitet në lojë. Është e vërtetë që i pëlqen qarkullimi i topit, por trajneri duhet të jetë i qartë në idenë e tij dhe të mos ndryshojë si Setien. Ky i fundit tha se i pëlqente futbolli i bukur, por në disa ndeshje mbrohej dhe nuk kishte lidhje me ADN-në e Barcelonës. Të vërë disiplinë- Kjo Barcelonë ka nevojë për një trajner me “dorë të hekurt” dhe të ndryshojë sjelljen e viteve të fundit. Duhen respektuar oraret, rregullat, detyrimet etj. Kjo gjë nuk ndodh që prej kohës së Luis Enrikes.

STËRVITJE– Stërvitjet e viteve të fundit te Barcelona kanë qenë shumë të lehta dhe pak impenjative. Trajneri i ri duhet të nisë “zborin” për futbollistët.

Related posts

U DËMTUA NË SFIDËN NDAJ ANGLISË/ Lajm i mirë për Kumbullën, evitohet më e keqja për mbrojtësin “kuqezi”

Delo.autor

KLASIKJA/ Gattuso: Kam një lojtar që mund ta ndalë Ronaldon, gjesti i Mourinhos…

Isa.Autor

Juventus në sulm për Milinkovic-Savic, gjen një “aleat” të ri

Sadik.Autor

Leave a Comment