Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Leclerc kundër Ferrarit: Te kjo makinë nuk funksionon asgjë

Piloti monogask Charles Leclerc ka përdorur tone të ashpra pas dështimit që ai pati në garën e fundit të Formula 1, atë të zhvilluar në pistën e Barcelona. Piloti i Ferrarit u tërhoq nga gara për shkak të një defekti në njëvendëshen e tij.

“Kjo është pak a shumë imazhi i asaj që po ndodh me këtë makinë këtë sezon. kjo ndodh pasi nuk jemi të fortë si rivalët tanë. Nuk ka rëndësi nëse është motor apo aerodonamika, nuk funksionon e gjithë paketa që kemi. Makina që ne kemi nuk është e shpejtë, duhet të punojmë shumë”, tha Leclerc.

“Në Barcelona nuk e mora vesh se çfarë ndodhi. Makina m’u fik komplet. Jo vetëm motori por edhe dritat e makinës dhe kështu që u bllokuan gomat e pasme dhe makina bëri një rrotullim 360 gradë. Një mëkat”, tha Leclerc.

Related posts

Joaquin Correa/ Lazio gjen tek Sevilla, pasuesin e Felipe Anderson

Isa.Autor

PËRGATITJET PËR SUPERIORE/ Kastrioti gjen sulmuesin, firmos Carls Atsina (FOTO)

Isa.Autor

ASKUSH SI INTER/ Fiton 10 milionë euro nga biletat edhe me një “San Siro” të boshatisur

Delo.autor

Leave a Comment