Futboll Seria A Sport

“GJITHÇKA ËSHTË NË KAOS”/ Dalin 3 data per Serie A, virologu: Mos rinisni kampionatin!

Serie A, ashtu si shumica e kampionateve në Evropë është në kaos të plotë. Sipas “Corriere dello Sport”, nesër pritet të ketë një tjetër takim dhe datat për rifillimin e kampionatit janë 3.

Serie A pritet që të rinisë në 27 maj, 31 maj ose 3 qershor. Ndeshjet do të luhen pa tifozë deri në fund të kampionatit. Sidoqoftë, edhe në lidhje me këtë zgjidhje ka përplasje, pasi virologu i njohur italian, Giovanni Rezza jep alarmin.

Rezza shprehet se kampionati nuk duhet të rinisë, pasi nuk ka asnjë siguri. Të njëjtin mendim me virologun ndau edhe presidenti i Torinos, Urbano Cairo, i cili reagoi mbrëmjen e kaluar për “Ansa”, duke u shprehur se është e pamundur që kampionati të rinisë në fund të muajit maj. Gjithçka është në kaos!

Related posts

FITUAN CHAMPIONS-IN/ Benzema: Krenar për këtë ekip, triumfi në shtëpi është special

F.autor

DEBUTIM ËNDËRRASH/ Sulmuesi SHQIPTAR shënon 2 GOLA për 180 SEKONDA (VIDEO)

Isa.Autor

“SUSO MUND TË LARGOHET”/ Ish-mesfushori i Milanit: “Kuqezinjtë” nuk e kërkojnë kot Politanon…

Delo.autor

Leave a Comment