Futboll Premier League Sport

SHANSET E “JASHTËTOKËSORIT” NË PREMIER LEAGUE/ Klopp: Kush s’do ta donte…

Jurgen Klopp pranon se nuk ka asnjë shans nënshkrimi të Liverpoolit me Lionel Messi, kësaj vere. Ylli argjentinas tronditi botën e futbollit në fillim të kësaj jave, duke zyrtarizuar dëshirën e tij për të ndryshuar klub, ndaj një mori destinacionesh të mundshme në Europë po përfliten tashmë. Manchester City ka qenë i lidhur fort, ashtu si Interi, PSG dhe Juventusi me 33-vjeçarin, i gatshëm ta sfidojnë veten jashtë La Liga-s për herë të parë në karrierë.

Interesimi, natyrisht, është i lartë në të gjithë botën, por Klopp thotë se mundësia për të mbërritur në “Anfield” mund të përjashtohet me siguri. Duke folur të premten në një konferencë për shtyp, trajneri gjerman tha: Interes? Kush nuk dëshiron ta ketë Messin në ekipin e tij? Sidoqoftë, ne nuk kemi asnjë shans. Numrat nuk janë absolutisht për ne, kështu që as nuk duhet të fillojmë të mendojmë për të! Është e qartë, nuk kemi asnjë shans. Por…, është lojtar shumë i mirë, të jemi të sinqertë!”

Klopp më vonë u pyet se si do të reagonte nëse Messi do të nënshkruante për Manchester City dhe çfarë do të thoshte kjo për shanset e titullit, në llogaritë e “Reds”: “Padyshim që do ta ndihmonte Manchester City, do ta bënte akoma më të vështirë mposhtjen e tij. Kjo gjë, edhe tashmë ishte shumë e vështirë. Për Premier League do të ishte diçka e shkëlqyeshme, 100 për qind. Të kesh lojtarin më të mirë në botë, kjo e ndihmojë një ligë. Unë nuk jam i sigurt se Premier League ka nevojë për ngritje, por do të ishte një nxitje e madhe.

Do të rritej interesi për Premier League. Do të ishte vërtet interesante, sepse Messi kurrë nuk luajti në një ligë tjetër, veç asaj spanjolle. Futbolli është i ndryshëm këtu, kështu që me të vërtetë do të doja ta shihja si do t’ia dilte. Por, nuk jam i sigurt nëse do ta bëj, pra do të vijë këtu në Angli”.

Related posts

VIDEO/ Gashi shënon në fitoren e Colorados

Sadik.Autor

STADIUMI I RI I KUKËSIT/ Shikoni si ka marrë formë tribuna qëndrore (FOTO)

Delo.autor

Krizë DËMTIMESH tek Manchester United, Murinjo i kërkon lojtarit të shkurtojë pushimet

Isa.Autor

Leave a Comment