Futboll Seria A

Milan-Sampdoria, në “San Siro” luhet për një vend në Europë

Milan do të ketë një provë të rëndësishme për të kaluar vetëm pak ditë pas fitores së bukur të marrë në 1/16-at e Europa League kundër Ludogorets në transfertë. Milan është larg katër vendeve të para në kampionat dhe për këtë arsye i ka përqendruar të gjithë forcat në Europa League.

Nëse do të arrinin ta fitonin kompeticionin, atëherë do ta kishin të sigurt një vend në Champions League. Por ky objektiv nuk është i garantuar dhe për këtë arsye kuqezinjtë duhet të luftojnë për një vend mes gjashtë të parave në renditje. Një vend i gjashtë që garanton pjesëmarrjen në fazën paraeliminatore të Europa League dhe që mbahet pikërisht nga Sampdoria, që ka një avantazh prej 3 pikësh ndaj kuqezinjve.

Miqtë kanë marrë disa rezultate të këqija në transfertë, siç ka qenë humbja 3-2 e pësuar kundër Benevento-s, por në përgjithësi ata po zhvillojnë një kampionat pozitiv dhe nuk kanë pësuar asnjë humbje në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit. Sampdoria mund ta vërë në vështirësi “Djallin”, që mund të ndiejë lodhjen e ndeshjes së luajtur në Europë. Gjithsesi, Milan nuk ka pësuar asnjë humbje në 6 takimet e fundit të kampionatit, në të cilat ka marrë 4 fitore dhe 2 barazime.

Related posts

DRAMATIKE/ Rusia mund me penallti Spanjën dhe shkon në çerekfinale (VIDEO)

Isa.Autor

GARETH BALE PRANON TË LARGOHET/ Zidane i jep mundësinë të përshëndetet me tifozët, ja dëshira e fundit

Delo.autor

Insigne “show”/ Napoli kap Juventusin dhe shpreson te Frosinone (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment