Futboll Kategoria Superiore Sport

KUKËSI NUK NDALET ME AFRIMET/ Zyrtarizon një tjetër goditje në merkato, ja emri

Kukësi nuk ndalet në merkato, pas Bruno Telushit, verilindorët ditën e sotme kanë zyrtarizuar një tjetër përforcim. Bëhet fjalë për mbrojtësin 30-vjeçar, Kenan Horiç.

Boshnjaku ka firmosur për 1 sezon me skuadrën e Skënder Gegës, teksa ka një CV relativisht të pasur, ku është aktivizuar me skuadra si Domzhale, Antaliaspor, ndërkohë që së fundmi ka qenë pjesë e Celik Zenicas në kampionatin boshnjak.

NJOFTIMI I KLUBIT: 

ZYRTARE!

Kenan Horić është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mbrojtësi 30-vjeçar ka firmosur sot me skuadrën tonë kontratën për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi boshnjak ka luajtur për shumë vite në Europë, ku së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Celik Zenicas në kampionatin boshnjak. Në të shkuarën, ai ka luajtur edhe në Slloveni me Domzalen e në Turqi me Antaliasporin.

Horić ka firmosur sot kontratën, duke u bërë kështu futbollisti më i ri i skuadrës sonë. Pa humbur kohë, Horić do të niset drejt Tropojës dhe do të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës.

Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit Horiç! Mirë se vjen Kenan 💪🏻 Dobrodosao Kenan
Skeda e Lojtarit:

Emri: Kenan Horić
Mosha: 30 vjeç
Kombësia: Boshnjak
Gjatësia: 1.90 m
Pozicioni: Mbrojtës
Klubet e mëparshme: Celik Zenica, Mladost Kakanj, Antalyaspor, Pafos, Domzale

Kukesi

Related posts

“TËRBOHET” MOURINHO/ “FERRARI” i Man United dëshiron të largohet në…

Isa.Autor

Klopp piketon një gjerman për të zëvendësuar Loris Karius!

Sadik.Autor

Teuta e re/ Trajneri Bledi Shkëmbi zbulon objektivat e tij me durrsakët

Isa.Autor

Leave a Comment