Futboll Kategoria Superiore Sport

NJË NGA LOJTARËT MË TË PAGUAR NË EKIP/ Ja shuma që do përfitojë mesfushori Najdovski tek Tirana

Filip Najdovski është zyrtarisht futbollist i Tiranës. Së fundmi ka qenë klubi që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ka konfirmuar afrimin e mesfushorit me tipare sulmuese, i cili është bashkuar me skuadrën në Pogradec, ku po zhvillon fazën përgatitore. Kujtojmë që Najdovski sezonin e fundit ishte pjesë e kampionëve të Vardarit, ku ishte një nga lojtarët më të spikatur në këtë skuadër, ndërsa tani për dy vite do të jetë futbollist i Tiranës.

najdovski-vardar

“Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Filip Najdovski. Mesfushori me tipare sulmuesi ka arritur dakordësinë dhe pas kryerjes së gjithë analizave të nevojshme është tashmë pjesë e bardhebluve për sezonin e ri. 27-vjeçari i është bashkuar skuadrës në Pogradec ku po zhvillohet faza përgatitore”, shkruante klubi bardheblu.

Futbollisti vite më parë ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut. Më herët në skuadrën bardheblu janë afruar edhe sulmuesi Avdijaj, si dhe mbrojtësit Toli e Toshevski. “Do të jem në dy vitet në vazhdim pjesë e Tiranës. Jam i kënaqur nga oferta dhe kushtet. Besoj se do të kemi rezultate të mira”, ka thënë shkurtimisht maqedonasi pas prezantimit si lojtar i Tiranës në stërvitjen e parë me bardheblutë.

Tirana

Lojtari do të përfitojë rreth 60 mijë euro në vit dhe do të jetë një nga më të paguarit. Pozicioni natyral i Najdovskit është mesfushor shkatërrues, por mund të luajë edhe në mbrojte në qendër dhe në krahun e majtë të saj. 27-vjeçari shihet si një përforcim i rëndësishëm për ekipin e Egbosë, i cili pritet t’u japë një ndihmë të madhe bardhebluve në Europë dhe në kampionat. Vlen të theksohet fakti se 27-vjeçari ka menaxher ish-sulmuesin e Flamurtarit, Aleksandër Bajevskin, i cili mundësoi kalimin e tij në Kategorinë Superiore, te kampionët në fuqi të Shqipërisë.

Related posts

Arsenali i shpall luftë Liverpool për mesfushorin e Real Madridit

Sadik.Autor

PËRGATITET PËR SFIDËN CHAMPIONS/ Flet Simeone: Ata të dy nuk mund të luajnë bashkë në…

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Manchester United është i gatshëm ta shesë yllin e mesfushës tek….

Isa.Autor

Leave a Comment