Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Champions Atalanta-PSG. Rezultati 1-2

Ka startuar në orën 21:00, sfida e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, mes Atalantës dhe PSG-së. Për shkak të situatës së jashtëzakonshme prej pandemisë së Koronavirusit, Champions-i këtë sezon vjen me një format ndryshe, teksa ndeshjet do të jenë teke dhe do të luhen të gjitha në Portugali.

Trajneri i Atalantës, Gasperini ka zgjedhur 11-të lojtarët e tij për këtë ndeshje. Berat Gjimshiti e nis titullar këtë ndeshje, dhe do ketë detyrën e vështirë të mbrojë kundër yjeve të PSG-së. Së bashku me Gjimshitin në prapavijë do jenë edhe Toloi dhe Kaldara. Sulmi i është besuar Zapatës.

Në krahun tjetër, për PSG-në nuk do ta nisë titullar Kilian Mbape. Në sulm do jetë Mauro Ikardi, që do mbështetet nga Nejmar, Sarrrabia dhe Herrera. Një ndeshje e gjitha për t’u shijuar dhe jetuar.

 

LIVE: ATALANTA – PSG 1-2

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 90+3/ PSG kalon në avantazh me golin e shënuar nga Maxim Choupo-Moting.

MINUTA 90/ PSG barazon shifrat me golin e shënuar nga Marquinhos.

Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 27/ Atalanta kalon në avantazh me golin e shënuar nga Mario Pasalic.

MINUTA 1/ Starton sfida

Related posts

ZYRTARE/ Dani Alvesh gjen ekip të ri

F.autor

RRËFEN EPISODIN SKANDALOZ/ Legjenda Rooney: I theva telefonin ish-shokut të ekipit tek Manchester United

Delo.autor

NDESHJET ME FRANCËN DHE ISLANDËN/Trajneri Reja në konferencë: Janë lojtarë të rinj që kanë “shpërthyer” në…

Delo.autor

Leave a Comment