Sport Të tjera

HISTORIKE/ Shqiptarja thyen rekordin botëror në hedhjen e shtizës, por përfaqëson Greqinë (FOTO)

Kjo është Elina Zhengo, një 20-vjeçare e cila ka vendosur një rekord të ri botëror në hedhjen e shtizës teksa përfaqësonte Greqinë, në kampionatin e organizuar në fillim të këtij muaji.

Në një intervistë për gazetën greke “FOS”, ajo ka folur për suksesi dhe objektivat që i ka vendosur vetes. Teksa thekson se ka origjinë shqiptare.

Unë kam lindur në Selanik. Të dy prindërit e mi janë shqiptarë. A ndjehem greke? Sigurisht që po. Unë kam lindur në Greqi, jam rritur këtu, jam greke, ashtu si jam edhe shqiptare.”

Sporti është një pasion, por edhe një mënyrë për të harruar vuajtjet e një familje emigrantësh në Greqi, ku 20-vjeçarja tregon episodin që ka përjetuar familja e saj dhe premtimi që i jep nënë për të mos pastruar më shtëpitë e grekëve.

“Kur theva rekordin mamaja e priste, pasi besonte të unë. Sigurisht që kishte emocione. Prindërit e mi kanë kaluar momente të vështira. I telefonova nga stadium dhe ata kërcyen nga gëzimi. T’u dhuroja atyre gëzim ishte gjithçka për mua”.

Para se të zhvendosen në Greqi babai i Elinës punonte si polic, ndërsa nëna e 20-vjeçares ishte mësuese, por për shkak të kushte ekonomike të vështira u detyruan të emigrojnë në shtetin fqinj.

Related posts

ZYRTARE/ “Faleminderit që bëtë të ndihesha si në shtëpi”, futbollisti i Liverpulit i jep lamtumirën skuadrës dhe tifozëve

Delo.autor

ZBULOHET “BOMBA” E MERKATOS/ Ronaldo, Icardi, Kupa e Botës 2022…, çfarë efekti domino në aksin Juventus-PSG

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Kaka i ri dhe nxënësi i Mourinho-s kërcënojnë Milan

Delo.autor

Leave a Comment