Futboll Seria A Sport

ISCO E MILIK/ Ja plani i “Zonjës” për t’i sjellë në urdhrat e Andrea Pirlos

Emërimi në stolin e Juventusit e ka vendosur Andrea Pirlon në pozita që deri më tani nuk kishte qenë kurrë. Në planet e tij është futbolli total, por njëkohësisht është i ndërgjegjshëm se nuk mund t’i kërkojë askujt të bëjë në fushë ato që ai vetë bënte deri pak sezone më parë. Sipas “Sportmediaset”, strategu i ri i “Zonjës” ka piketuar Iskon e Realit të Madridit si njeriun e duhur që mund ta “zëvendësojë” në kabinën e regjisë.

Drejtuesit janë gati t’i plotësojnë çdo dëshirë dhe po mendojnë të ofrojnë një këmbim mes mesfushorit spanjoll dhe Aron Ramsejt. Në fakt, lojtari madrilen është fantazist i pastër, por i tillë ishte edhe Pirlo përpara se të shndërrohej në organizatorin përpara mbrojtjes në Milanin ançelotian. Ardhjet e Kulusevskit e të Arturit nuk e pengojnë zhvillimin e një plani të mirëfilltë për ristrukturimin e mesfushës së Juves, ndaj Isko duket si njeriu i duhur për të bërë “Pirlon” pa pasur këmbët e Pirlos.

PISTA TË TJERA – Tema tjetër delikate në shtëpinë bardhezi është ajo që lidhet me sulmin. Me Ronaldon, për shembull, Pirlo do të flasë pa e sfiduar, për goditjet e dënimit teksa do të mundohet të kuptojë se çfarë do të bëjë me Duglas Kostën. Gjithsesi, largimi thuajse i sigurt i Higuainit e detyron të kërkojë një pykë dhe Arkadiuzh Milik duket si kandidatura më e mundshme për të pasuar argjentinasin.

Pinamonti dhe Skamaka janë gjithashtu në planet e klubit, mosha e tyre e re i penalizon disi pasi Juvja e Pirlos kërkon rini, por edhe shumë përvojë në nivele të larta, karakteristikë që asnjëri nga të dy, për momentin, nuk e ka.

Related posts

KËSHILLON YLLIN MBAPPE/ Legjenda Anelka: Mos shko tek Real Madrid, dikur ishte më lart kurse sot…

Delo.autor

MBI DRIBLIMIN E CR7 NDAJ RUDIGER/ Ish-futbollisti gjerman sulmon Ronaldon: Duket si budalla

Delo.autor

NDESHJET NDAJ FRANCËS DHE ISLANDËS/ Edy Reja shpall listën e lojtarëve (EMRAT)

Delo.autor

Leave a Comment